AMC Shpalos Mundësitë e Reja 3G Me Asus dhe Lenovo

//AMC Shpalos Mundësitë e Reja 3G Me Asus dhe Lenovo

AMC Shpalos Mundësitë e Reja 3G Me Asus dhe Lenovo

Kompania e telefonisë së lëvizshme, AMC pasuron më tej mundësitë për abonentët me produkte të reja, pas nxjerrjes së suksesshme të IPhone 4S, smartphone AMC  Z1 dhe kompjuterit tablet AMC  Z9.

Netbuku Asus Eee dhe laptopi Lenovo janë dy produktet e fundit që gjenden në të gjitha dyqanet AMC. Ato lidhen me rrjetin më të shpejtë 3G dhe, bashkë me to, përfitoni falas AMC Connect Card14.4 Mbps dhe internet falas për tre muajt e parë. Të dyja pajisjet ofrojnë teknologji të lartë dhe mbulohen me garanci dyvjeçare.

Ideal për të punuar në lëvizje, Netbuk-u Asus ka ekran 10 inç, 1 gigabajt RAM, procesor Intel Atom, hard-disk 320 gigabajt, si dhe një video kamera të përparme.

Madhësia dhe pesha shumë e vogël e bëjnë këtë produkt shumë të lehtë për t’u transportuar dhe mjetin e përsosur për të kryer shumicën e punëve kur nuk ndodheni në shtëpi apo në zyrë.

Nga ana tjetër, laptopi Lenovo përfaqëson një pajisje që vënë përdorim teknologjitë e fundit për të përmbushur shumicën e detyrave që kryen një kompjuter zyre apo shtëpie. Procesori Intel dual-core jep maksimumin e kësaj pajisjeje, duke e bërë gjithçka të shpejtë dhe të sigurt.

[custom_frame_center]AMC shpalos mundësitë e reja 3G me Asus dhe Lenovo[/custom_frame_center]

Burim: Gazeta Mapo

Data: 20.04.2012

By | 2012-04-20T10:55:16+00:00 20/04/2012|Tekomunikacion|