Audi do të Bleje Firmen Prodhuese të Motocikletave, Ducatin

//Audi do të Bleje Firmen Prodhuese të Motocikletave, Ducatin

Audi do të Bleje Firmen Prodhuese të Motocikletave, Ducatin

Prodhuesi gjerman i makinave Audi  ka zbuluar se eshte duke blere kompanine prodhuese te motocikletave Ducati nga Investindustrial. Audi, ne pronesi te Volswagen , nuk do te zbuloje cmimin, por raportet e fundit i kane sugjeruar prodhuesit te motocikletave italiane se mund te kete vleren sa 686 milione pound.

“ Ducati njihet ne mbare boten si nje marke premium e prodhimit te motocikletave dhe ka nje tradite te gjate per ndertimin e motocikletave sportive”,- tha shefi ekzekutiv i Audit, Rupert Stadler ne nje deklarate. “Ka ekspertize te mire dhe nje performance te larte te motorave”. Prodhuesi i makinave tha per marreveshjen : “Do te perfundoje sa me shpejt te jete e mundur” dhe autoritetet mosbesuese e kane aprovuar ate.

Ky veprim do te coje Audin direkt kunder rivalit gjerman BMW , i cili prodhon Husqvarna dhe motocikletat BMW. Ducati i ka krijuar bazat ne Bologna dhe ka rreth 1.100 punonjes. Vitin qe kaloi kjo kompani shiti rreth 42.000 motocikleta dhe te ardhurat qe mori ishin rreth 480 milione euro, ose 393 milione pound.

[custom_frame_center]Audi do te bleje firmen prodhuese te motocikletave, Ducatin[/custom_frame_center]

Burimi: www.infoalbania.org

Data: 19.04.2012

By | 2012-04-19T13:25:14+00:00 19/04/2012|Automjete|