Austriaket marrin kontrollin e naftes

/, Ekonomi/Austriaket marrin kontrollin e naftes

Austriaket marrin kontrollin e naftes

Global Fluids International eshte kompania fituese e koncesionit 10 vjeçare. Ky eshte nje konsorcium i cili perbehet edhe nga dy kompani te tjera. Ministria e Financave ka bere publike vetem pak dite me pare fituesin, nje proces ky i cili ka kaluar ne heshtje te plote. Ofertat ne tender ishin paraqitur qe ne daten 14 maj, po ne gare ishte leshuar nje oferte, nga konsorciumi tashme fitues. Sipas te dhenave, ky koncesion u dha pas ofertes prej 4 milion dollare qe ofroi kompania austriake, vlere e cila konsiston ne investimet qe do te kryhen. Puna e kesaj kompanie konsiston ne verifikimin e cilesise se karburanteve ne momentin qe do zhdoganohen. Tregu i naftes dhe benzines qarkullon ne vend kap vleren e rreth 1 miliarde dollareve ne vit, dhe parashikohet qe 10% e sasise qe hidhet ne treg, eshte jashte standardeve per konsum. Fitimi i ketij koncesioni nga kompania austriake ishte i pritshem, pasi nje vit me pare, qeveria nepermjet nje vendimi miratoi nje bonus per te per shkak te paraqitjes se pa kerkuar te ofertes, duke e bere me te lehte rrugen drejt fitimit. Punes per verifikimin e cilsise se naftes, do t’i vije ne ndihme edhe inspektorati qendrore teknik, nje institucion ky qe kontrollon cilesine e karburanteve, ne pikat e tregtimit me pakice apo shumice.

[custom_frame_center]Austriaket marrin kontrollin e naftes[/custom_frame_center]

Burimi: 24Orë

Data e publikimit: 08.10.2012

By | 2012-10-08T10:51:52+00:00 08/10/2012|Derivate të naftës, Ekonomi|