Bankers Petroleum interesohet për Albpetrolin

/, Ekonomi/Bankers Petroleum interesohet për Albpetrolin

Bankers Petroleum interesohet për Albpetrolin

Kompania kanadeze është pjesë e listës prej 14 të interesuarve për blerjen. Bankers Petrolium interesohet për ALBPETROL. Duket se kompania shtetërore, e nxjerrë në shitje, ka zgjuar intresin e disa kompanive, lista e të cilave sa vjen e shtohet.

Së fundmi Enti Rregullator i Energjisë ka dhënë për Albpetrol 2 leje për furnizimin me energji elektrike direkt nga rrjeti i transmetimit si dhe për tregtimin e kësaj energjie. Kjo ka bërë që kompania të ketë vlera edhe më të larta për investitorët që kërkojnë ta privatizojnë atë. Burime nga ministria shqiptare e Ekonomisë bëjnë të ditur se pas interesimit të Gazpromit rus, së fundmi për privatizmin e Albpetrol, është interesuar edhe kompania kanadeze “Bankers Petroleum”. Kjo kompani është pjesë e listës prej 14 të interesuarve për blerjen e “Albpetrol”-it. Burimet janë shprehur se zyrtarë dhe specialistë të “Bankers”-it kanë zhvilluar disa takime me drejtuesit e “Albpetrol”-it si dhe me ata të Ministrisë së Ekonomisë. Ashtu si kompanitë e tjera, edhe “Bankers” mësohet të ketë qenë e interesuar për gjithë të dhënat financiare të “Albpetrol”-it, si dhe aspektet juridike të paketës së shitjes. Kjo kompani e njeh mirë albpetrolin shqiptar, pasi ka marrë prej vitesh me koncesion shumë puse dhe zona naftëmbajtëse ku ka kryer shpime të reja. Prej disa vitesh, rezulton se shoqëria kanadeze ka investuar mbi 500 milionë dollarë në zonat naftëmbajtëse në Patos-Marinzës, ku zotëron rreth 90 për qind të puseve si dhe investime të tjera në Kuçovë dhe në Bllokun F.

Kompania bankers është e vetmja kompani e huaj investuese në Shqipëri, 100 për qind me investime në Shqipëri. Bankers Petroleum mori një vendim të madh strategjik, kur vendosi në 2008-ën që të angazhonte 100 për qind të investimeve të saj vetëm në Shqipëri. Në këtë moment, ajo shiti të gjitha asetet e tjera në Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe u fokusua totalisht në aktvitetin, që nisi në Shqipëri. Kontrata koncensionare për investime në puset e naftës shqiptare, mes bankers dhe qeverisë shqiptare u lidh në vitti 2006 dhe ka një afat 25 vjeçar.

[custom_frame_center]Bankers Petroleum interesohet për Albpetrolin[/custom_frame_center]

Burirmi: www.botasot.info

Data e publikimit: 26.08.2012

By | 2012-08-27T12:02:39+00:00 27/08/2012|Derivate të naftës, Ekonomi|