Bankers Petroleum Shton Prodhimin E Naftës

/, Ekonomi/Bankers Petroleum Shton Prodhimin E Naftës

Bankers Petroleum Shton Prodhimin E Naftës

Fitimet rriten me 41% kundrejt të njëjtës periudhë në 2011

Kompania kryesore e prodhimit të naftës në vend Bankers Petroleum edhe për tremujorin e parë të këtij viti ka shënuar rezultate positive. Në raportin më të fundit të publikuar nga kjo kompani vihet re se për periudhën janar –mars 2012, të ardhurat e saj janë shtuar me 41% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, në 102 milionë dollarë.

Sipas Bankers kjo rritje e të ardhurave është realizuar falë shtimit të prodhimit të naftës me 12% dhe rritjes së çmimit mesatar të shitjes me 25%. Gjatë tremujorit të parë shitjet kanë arritur në rreth 13.297 fuçi në ditë ndërkohë që cmimi i shitjes është përafruar në 85 dollarë për fuçi. Gjithashtu sipas Bankers Petroleum, pagesat për qeverinë shqiptare dhe entet e lidhura me të gjatë pjesës së parë të vitit kanë rezultuar në 19,1 milionë dollarë, nga 13,8 milionë në po këtë tremujor të 2011-ës.

Pagesat totale për qeverinë kanë qenë në 64 milionë dollarë për të gjithë vitin 2011, apo 19% të të gjithë totalit të të ardhurave të saj. Kompania kanadeze e cila operon në Shqipëri që prej vitit 2004, parashikon që veprimtaria e saj në nxjerrjen dhe shitjen e naftës të rritet edhe më tej gjatë pjesës tjetër të vitit.

Gjatë muajve të ardhshëm shoqëria petrolifere ka planifikuar të fokusohet në shpimin e puseve të reja të naftës në zonat me ndikim të lartë në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës si dhe në Goran dhe Drizë. Gjithashtu ka parashikuar vende të reja shpimi për eksplorimin në Bllokun F.

[custom_frame_center]Bankers Petroleum shton prodhimin e naftës[/custom_frame_center]

Burimi: www.botasot.info

Data e publikimit: 15.05.2012

 

By | 2012-05-16T12:13:04+00:00 16/05/2012|Derivate të naftës, Ekonomi|