Benzina dhe dizeli shtrenjtohen për 2 dhe 3 denarë

/, Ekonomi/Benzina dhe dizeli shtrenjtohen për 2 dhe 3 denarë

Benzina dhe dizeli shtrenjtohen për 2 dhe 3 denarë

Çmimet e karburanteve të naftës sërish rriten. Prej të hënës në mesnatë benzina shtrenjtohet 2 denarë për një litër, ndërsa dizeli shtrenjtohet për 3 denarë. Kështu vendosi të hënën Komisioni rregullator i energjetikës.

Me këtë vendim rriten çmimet rafinerike dhe të shitjes me pakicë të derivateve të naftës për mesatarisht 5,49, respektivisht 4,25 për qind. Çmimi i ri i EUROSUPER BC-95 është 82,50 denarë për një litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 84 denarë për një litër EURPDIZEL (D-E V) prej të martës do të kushtojë 71,50, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) 60 denarë për një litër.

Me vendimin e KRRE-së, për 2,559 denarë rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS i cili tani do të shitet për 45,019 denarë për një kilogram.

Sipas Komisionit Rregullator shkak i rritjes së çmimeve të derivateve të naftës është rritja për  5,3 për qind e çmimit të naftës së papërpunuar në tregun botëror në periudhën 14-ditore dhe për 0,94 për qind kursin më të lartë të dollarit në raport me denarin.

[custom_frame_center]Benzina dhe dizeli shtrenjtohen për 2 dhe 3 denarë[/custom_frame_center]

Burimi: www.lajmpress.com

Data e publikimit: 31.07.2012

By | 2012-07-31T10:54:15+00:00 31/07/2012|Derivate të naftës, Ekonomi|