Benzina më e lirë për 3.5 denarë

/, Ekonomi/Benzina më e lirë për 3.5 denarë

Benzina më e lirë për 3.5 denarë

Komisioni rregullator për energjetikë vendosi që prej sonte në mesnatë çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS – 98 të zvogëlohen për 3.50 denarë

Komisioni rregullator për energjetikë vendosi që prej sonte në mesnatë çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS – 98 të zvogëlohen për 3.50 denarë për një litër.

Kështu çmimi i EUROSUPER BS-95 arrin 83 denarë, ndërsa i EUROSUPER BS-98 arrin 85 denarë për një litër. Çmimet me pakicë të EURODIZEL (D-E V) dhe Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (VEL-1) zvogëlohen për 1.5 denarë për një litër. Çmimi i EURODIZEL (D-E V) arrin 72 denarë për një litër, ndërsa i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (VEL-1) do të arrijë 61 denarë.

[custom_frame_center]Benzina më e lirë për 3.5 denarë[/custom_frame_center]

Burimi: www.portalb.mk

Data e publikimit: 24.09.2012

By | 2012-09-24T13:51:54+00:00 24/09/2012|Derivate të naftës, Ekonomi|