Berisha: Bankat, masa për të nxitur rritjen ekonomike

/, Ekonomi/Berisha: Bankat, masa për të nxitur rritjen ekonomike

Berisha: Bankat, masa për të nxitur rritjen ekonomike

Kryeministri Berisha ka kërkuar sot nga bankat që operojnë në vendin tonë të marrin masa për të nxitur rritjen ekonomike. Duke folur në konferencën e 10-të ndërkombëtare të Bankës së Shqipërisë, kryeministri Berisha theksoi ekonomia shqiptare i përballoi me sukses krizës ekonomike.

“I bëj thirrje të gjitha bankave të vendit të bëjnë çdo gjë që të nxisimin rritje ekonomike sepse kjo është Leva e Arkimedit për të përballuar efektet e krizës. Ekonomia jonë është një ekonomi që ka një propocion të shkëlqyer midis pagave dhe kredibilitetit” tha Berisha.

Gjithashtu Kryeministri Berisha u kërkoi bankave të modernizojnë shërbimet për qytetarët.  “U bëj thirrje bankave të vendit të marrin të gjithë masat për të rideminsionuar produktet dhe shërbimet në këtë vend. Ju keni bërë progres shumë të madh, keni mbështetur një rritje të ekonomisë shqiptare në kushte të vështira, jeni përballuar me vështirësi por keni pasur mbështetjen e BSH-së dhe të qeverisë. Duhet të ketë një etapë të re të shërbimeve për qytetarët, të modernizimit në çdo skaj të vendit. Qytetarët shqiptarë nuk mund të pranohen siç kanë qënë 6 vjet më parë. Unë i ftoj bankat që të bëjnë përpjekje të mëdha për një modernizim të shpejtë dhe të gjithanshëm të shërbimeve që u ofrohen qytetarëve” tha Berisha.

Kreu i qeverisë shqiptare gjithashtu i bëri thirrje edhe vendeve të Eurozonës të përpunojnë një strategji ndihme në mënyrë që të kufizohet kriza ekzistuese dhe të parandalohet përhapja e saj. “Kjo strukturë nuk do mund të funksionojë nëse ajo paraqitet njëlloj sikur s`ka ndodhur gjë. Kemi të bëjmë me një krizë të thellë në qendër e cila shkon drejt periferisë prandaj duhet një përballje emergjente dhe më e veçantë” shtoi Berisha.

Kryeministri Berisha ka vlerësuar edhe rolin e Bankës së Shqipërisë për ruajtjen e stabilitetit financiar në vend. “Banka e Shqipërisë vjen si një histori e madhe suksesi. Ajo kryesoi likujdimin e një borxhi që ishtë ndaluar me kushtetutë, e likujdoi atë në mënyrën më të shpejtë, mbrojti stabilitetin financiar dhe leku është një nga monedhat më stabile të Europës dhe më gjerë. Banka e shtetit është shndërruar në një katalizator të madh të zhvilimit të sistemit banker” tha Berisha.

Ndërsa guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka deklaruar sot se reformat e ndërmarra bënë të mundur përballimin e krizës ekonomike globale. Sipas tij reformat bënë të mundur që sistemi ynë bankar ti rezistojë kësaj krize të madhe financiare.

Kreu i BSH-së deklaroi se në kushtet aktuale, sistemet bankare në të gjithë globin përballen me sfidën e marrjes së masave ekstreme, për të shmangur krizat e borxhit.

“Bankat janë detyruar të marrin masa ekstreme, të cilat tejkalojnë kufijtë e imagjinuar të politikës. Celsi i politikës ekonomike është rebalancimi afatgjatë përmes shkurtimit të borxheve. Anrkorimi i së ardhmes fillon nga dita e sotme. Kriza aktuale ndodh kur harta ekonomike globale po ridimensionohet. Ta hapim një bashkëpunim të ri rajonal. Të lemë konkurencën dhe të hapim rrugë bashkërendimit dhe bashkëpunimit financiar. Duhet të rrëzojmë barrierat”, theksoi Fullani.

Gjithashtu guvernatori Fullani bëri edhe një rezume të historisë së krijimit të Bankës së Shqipërisë duke theksuar se shpallja e pavarësisë krijoi një epokë të re për institucionet shqiptare.

“Pavarësisht nga jeta e shkurtër Banka Kombëtare e krijuar në 1913 është një gur themeli për ndërtimin e shtetit shqiptar. Ngjarjet që pasun shpalljen e pavarësisë kanë luajtur një rol vendimtar duke përcaktuar edhe natyrën e politikës monetare. Zhvillimet historike në 90 u bën sërish përcaktuese duke bërë të mundur edhe modernizimin e Bankës së Shqipërisë” tha Fullani.

Gjithashtu guvernatori i BSH-së Ardian Fullani lajmëroi inagurimin e qëndrës logjistike, që do shërbejë edhe si qendër krediti për institucionet e tjera si motra.

[custom_frame_center]Berisha: Bankat, masa për të nxitur rritjen ekonomike[/custom_frame_center]

Burimi: www.ora-news.com

Data e publikimit: 26.10.2012

 

By | 2012-10-26T10:32:37+00:00 26/10/2012|Bankat, Ekonomi|