Berisha: TAP, investimi më i madh në rajon

/, Shqiperi/Berisha: TAP, investimi më i madh në rajon

Berisha: TAP, investimi më i madh në rajon

Qeveria miraton projektvendimet për disa projekte ambicioze

Kryeministri Sali Berisha flet në mbledhjen e qeverisë për projektet ambicioze, përfshirë këtu gazsjellësin TAP, kaskadën e Devollit, projektligji për telekomunikimet. Të përfshira këto në axhendën e punës se ekzekutivit, kreu i qeverisë dha vlerësimet përkatëse për secilin prej këtyre projekteve. Ndërkohë, përveç parashtrimit të këtyre projekteve, me rëndësi është fakti se ekzekutivi nënshkruan marrëveshjet që bëjnë të mundur nisjen e punës për t’i jetësuar ato.

TAP, investimi më i madh rajonal i të gjitha kohërave

Shqipëria hedh e para hapin e miratimit në parim të marrëveshjes trepalëshe mes vendit tonë, Italisë dhe Greqisë për gazsjellësin transadriatik. Qeveria shqiptare i dha miratimin marrëveshjes, duke e cilësuar atë si një çështje që të tre vendet e trajtojnë si interes të madh kombëtar. Në fillim të fjalës së tij, në mbledhjen e qeverisë, Kryeministri Berisha parashtroi jo vetëm vlerësimet gazsjellësin TAP, por dhe përfitimet që ka vendi ynë prej tij. “Gazsjellësi ndryshon në mënyrën më thelbësore bashkëpunimin, por mbi të gjithë ndryshon jetesën e shqiptare. Ai përbën një zhvillim historik në marrëdhëniet mes vendeve. Shqipëria ka disa avantazhe të mëdha sepse nuk është vetëm një pikë e thjeshtë transiti, por ajo dispononin depo natyrore të mëdha për depozitimin e gazit dhe ka të gjithë mundësitë për tu bërë qendër e fuqishme e shpërndarjes së gazit drejt Gadishullit Apenin dhe Ballkanit. Do të bëhet i mundur ndërtimi i një rrjeti gazifikimi për të gjitha zonat e veta, për të garantuar gaz për ngrohje dhe gatim me koston më të ulët se në çdo vend tjetër”, vuri në dukje Berisha. Njëkohësisht, Kryeministri garantoi se qeveria do të bëjë gjithçka për realizimin në kohë të këtij projekti. “Kjo marrëveshje miratohet në parim dhe përfshin një punë intensive disavjeçare, mundëson që në pranverën e vitit të ardhshëm të bëhen hapat përfundimtar. Investimi përfshin 2 miliardë euro dhe qeveria angazhohet për të zhdukur çdo pengesë burokratike për të qartësuar çdo problem pronësie që në vend gazsjellësi të ndërtohet në një kohë rekord, që të inaugurohet në prag të mandatit tjetër të 2017”,- u shpreh kreu i ekzekutivit.

HEC-i, në kaskadën e Devollit

Një tjetër projektvendim, i cili sheh dritën jeshile është dhe fillimi i shpronësimeve për HEC-in në kaskadën e Devollit. “Fillon shpronësimi për veprën energjetike ujore më të madhe dhe më të madhin në Europë, në kaskadën e Devollit. Dy gjigantë të energjisë së rinovueshme në Europë dhe botë, kompanitë norvegjeze dhe austriake, pas një pune të jashtëzakonshme disavjeçare pas studimesh mjedisore gjeologjike dhe të gjithëllojshme në të gjithë trajektoren e lumit Devoll. Do të jetë hidrocentrali i shekujve, sepse ato që nuk vdesin asnjëherë janë HEC me tunele. Zotohemi se do të përfundojë në një afat të shkurtër 5-6 vjeçar, por puna fillon intensivisht pikërisht në vitin 2013. Ju e shihni çfarë viti i madh dhe i mbarë është ai i vit. Dy projektet e shekullit fillojnë në vitin e zgjedhjeve të qershorit”,- deklaroi Kryeministri. Njëkohësisht, gjatë kësaj mbledhjeje shefi i qeverisë bëri më dije se do të përcaktohet dhe dhënia e statusit për zonën ekonomike në Elbasan, ku sipas tij, edhe pse fonti kryesor do të jetë kaskada e Devollit, krijimi i zonës ekonomike është një nxitje e madhe.

[custom_frame_center]Berisha: TAP, investimi më i madh në rajon[/custom_frame_center]

Burimi: www.gazetarepublika.al

Data e publikimit: 27.09.2012

By | 2012-09-27T12:49:18+00:00 27/09/2012|Ekonomi, Shqiperi|