BSH: Ulen Depozitat E Bizneseve, Po Shtohen Kursimet E Individëve

/, Ekonomi/BSH: Ulen Depozitat E Bizneseve, Po Shtohen Kursimet E Individëve

BSH: Ulen Depozitat E Bizneseve, Po Shtohen Kursimet E Individëve

Banka e Shipërisë theksoi se tremujori i parë i këtij viti ka shënuar një rritje të aktiveve të sistemit bankar në vend. Sipas të dhënave të publikuara nga Shoqata e Shqiptare e Bankave në periudhën janar-mars 2012, aktivet kanë arritur në 1,140 miliardë lekë apo 89% të PBB. Sipas këtyre të dhënave kjo rritje është e njëjtë me po këtë periudhë të vitittë kaluar, në nivelin e 1,8%. Edhe depozitat në fund të tremujorittë parë rezultojnë rreth 14 miliardë lekë më shumë se në fund të 2011-ës të mbështetura kryesisht nga rritja e depozitave të individëve. Këto depozita janë rritur me rreth 3 për qind përgjatë tremujorit duke ruajtur norma rritjeje vjetore të qëndrueshme, dhe njëkohësisht duke konfirmuar orientimin e individëve drejt kursimit.

E kundërta ka ndodhur me depozitat e bizneseve të cilat kanë shënuar një rënie me gati 7,8% por duhet theksuar se në fund të muajit mars këto depozita janë paraqitur 2,7% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Përsa i përket kredive për sektorin privat është vërejtur një rritje me ritme të ngadalshme gjatë pjesës së parë të vitit në 13,3%. Ndërsa në muajin mars është shënuar pjesa më e madhe e rritjes së kredidhënies nga ana e bankave.

Teprica totale e kredisë sipas raportittë SHSHB është rritur me 5,6 miliardë lekë gjatë tremujorit, e ndikuar nga rritja e kredisë për korporatat. Totali i kredisë së re të lëvruar gjatë tremujorit ishte rreth 63 miliardë lekë dhe rreth 8 për qind më e lartë se në të njëjtën periudhë një vit më pare. Sipas shoqatës së bankave ecuria jo e mirë e aktivitetit ekonomik gjatë tremujorittë parë ka ndikuar në shtimin e kredive me probleme. Treguesit e përfitueshmërisë të bankave individuale raportuar sipas Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit, për pjesën më të madhe të bankave, paraqiten të qëndrueshëm dhe më të lartë se nivelet e të njëjtittremujor një vit më parë. Në pjesën e parë të vitit, bankat kanë vijuartë shtojnë mbulimin me kapitale duke rritur raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit në 15.9 për qind në fund të marsit nga 15.6 për qind në fund të dhjetorit dhe 14.8 në të njëjtën periudhë një vit më parë.

[custom_frame_center]BSH: Ulen depozitat e bizneseve, po shtohen kursimet e individëve[/custom_frame_center]

Burimi: www.lajmifundit.com

Data e publikimit: 23.05.2012

By | 2012-05-23T14:42:29+00:00 23/05/2012|Bankat, Ekonomi|