Tekomunikacion

/Tekomunikacion
12 02, 2013

Fushata ‘Scroogled’ e Microsoft sulmon reklamat në Gmail

By | 2013-02-12T14:22:17+00:00 12/02/2013|Tekomunikacion|

Dikush nga Microsoft është shprehur së fundmi se, “Ne nuk kontrollojmë emailet tuaja për të shitur reklamat.” Ky është pikërisht slogani që po përdor kompania për të ‘sulmuar’ Google dhe metodat e tyre reklamuese në Gmail. Para një viti, Microsoft lançoi fushatën ‘Scroogled’, përmes së cilës ka kundërshtuar hapur edhe një nga shërbimet, gjithmonë e më tepër në rritje, të Google, pikërisht atë të përpunimit të tekstit, Google Docs. Microsoft është shprehur përmes një kënge të veçantë dhe një kara [...]

13 09, 2012

Kosova humb miliona euro për mungesë të kodit telefonik

By | 2012-09-13T12:11:05+00:00 13/09/2012|Tekomunikacion|

Qeveria e Kosovës e ka mirëpritur miratimin e rezolutës në Kuvend për heqjen e kodeve telefonike që tani përdoren dhe shfrytëzimin e kodit telefonik të Shqipërisë pasi Kosova nuk mund ta ketë kodin e saj. Ata thonë se nuk do të ndalen së insistuari që Kosova ta ketë kodin e saj. Por, ekspertë të kësaj fushe thonë se Kosova ka mundur të jetë anëtare e ITU-së, insitucion kompetent për dhënien e kodeve, edhe pa qenë anëtare e OKB-së. Por ,zyrtarët qeveritar thonë se kjo është e pamundur. “Ne do të [...]

24 08, 2012

Dy licencat për 3G, AKEP: Tenderi hapet më 10 tetor

By | 2012-08-24T12:34:35+00:00 24/08/2012|Shqiperi, Tekomunikacion|

Gara e habitshme me dy oferta për dy kompani. Çmimi, 4 milionë euro. Tenderi për dhënien njëherazi të dy licencave 3G për kompanitë celulare do të bëhet më 10 tetor. AKEP njoftoi dje se ofertat duhet të dorëzohen brenda orës 10 të mëngjesit në këtë datë. Ndryshe nga herët e tjera, kur në tender ofrohej vetëm një licencë, këtë herë Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka vendosur që të jepen dy licenca në një tender. Nga ana tjetër, AKEP ka vendosur një çmim dysheme prej 4 milionë eu [...]

22 08, 2012

Licenca 3G, AKEP ul tri herë çmimin për 2 kompani

By | 2012-08-22T13:16:56+00:00 22/08/2012|Ekonomi, Tekomunikacion|

Në një vendim surprizë, AKEP ka hapur tenderin e ri për dhënien e dy frekuencave 3G për shërbimin celular, duke ulur tri herë çmimin fillestar. Vendimi i publikuar dje në qafen e internetit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike thekson se dy licencat e tjera të këtij shërbimi do të tenderohen njëherazi dhe me një cmim dysheme prej 4 milionë eurosh. Në dy tenderat e suksesshëm  paraardhës, çmimi dysheme për të njëjtën licencë ishte 12.5 milionë euro. Licencën e parë 3G e fitoi “Vodafone”, du [...]

5 06, 2012

Maqedonia Nikoqire E Takimit Për Digjitalizim Të Vendeve Në EJL

By | 2012-06-05T14:49:47+00:00 05/06/2012|Maqedoni, Tekomunikacion|

SHkup, 5 qershor 2012 (MIA) - Këmbimi i përvojave dhe përgatitjet për kalimin nga transmetimi analog në atë digjital, që në Maqedoni duhet të funksionojë prej 1 qershorit të vitit të ardhshëm, janë pjesë e diskutimit të takimit të tretë teknik të projektit DigiTV për promovim të digjitalizimit në shtetet e Evropës Juglindore, nikoqir i të cilave prej sot është Këshilli për radiodifuzion i Maqedonisë. Përfaqësues të trupave rregullator nga radiodifuzioni nga Maqedonia, Sllovenia, Italia, Austria, [...]

30 05, 2012

Sistemi i qëndrueshëm bankar, garanci për investitorët e jashtëm

By | 2012-05-30T12:23:44+00:00 30/05/2012|Bankat, Ekonomi, Kosove, Tekomunikacion|

Prishtinë, 30 maj - Rritja ekonomike prej 3-4 për qind është tregues se Kosova është vend i sigurt për investime të jashtme, ka thënë drejtori i përgjithshëm i Raiffeisen Bank, Robert Wright, në debatin për rolin e investimeve të huaja, i cili është organizuar nga Universiteti AAB. Sipas Wright, sistemi bankar i Kosovës është më i qëndrueshmi aktualisht në Evropë. “GDP-ja është rritur për 3-4 për qind dhe mendoj se është më e larta në Evropë, pavarësisht krizës financiare. Kjo e bën Kosovën një [...]

9 05, 2012

Tashme Kryerja E Pagaseva Mund Te Realizohet Me Shpejt Me “EasyPay”

By | 2012-05-09T12:24:19+00:00 09/05/2012|Bankat, Tekomunikacion|

Nje epoke e re ne boten e pagesave online po fillon te zhvillohet dhe lulezoje ne Shqiperi. Tashme mund te rimbushni celeularin tuaj PLUS ose te paguani numrin tuaj me kontrate drejtpersedrejti nga telefoni juaj. Nese nuk ju mjafton mund te blini abonimin Digitalb ose karten Gold per te shijuar filmin tuaj te preferuar pa levizur nga poltrona. Kjo risi vjen ne tregun Shqiptar nga kompania Easy Pay, lider ne sektorin e tranzaksioneve online ne Shqiperi. EasyPay prezantohet per here te pare ne Shq [...]

20 04, 2012

AMC Shpalos Mundësitë e Reja 3G Me Asus dhe Lenovo

By | 2012-04-20T10:55:16+00:00 20/04/2012|Tekomunikacion|

Kompania e telefonisë së lëvizshme, AMC pasuron më tej mundësitë për abonentët me produkte të reja, pas nxjerrjes së suksesshme të IPhone 4S, smartphone AMC  Z1 dhe kompjuterit tablet AMC  Z9. Netbuku Asus Eee dhe laptopi Lenovo janë dy produktet e fundit që gjenden në të gjitha dyqanet AMC. Ato lidhen me rrjetin më të shpejtë 3G dhe, bashkë me to, përfitoni falas AMC Connect Card14.4 Mbps dhe internet falas për tre muajt e parë. Të dyja pajisjet ofrojnë teknologji të lartë dhe mbulohen me garan [...]