Çmimet e lira e bëjnë Shqipërinë atraktive për pushime

/, Shqiperi/Çmimet e lira e bëjnë Shqipërinë atraktive për pushime

Çmimet e lira e bëjnë Shqipërinë atraktive për pushime

Prishtinë, 10 gusht – Shqipëria mbetet destinacioni më i preferuar i kosovarëve për t’i kaluar pushimet verore, kryesisht për shkak të çmimeve më të lira krahasuar me vendet e tjera, shkruan ‘Koha Ditore’. Mali i Zi ka nisur të humbë një numër të pushueseve nga Kosova, për shkak të çmimeve më të larta. Por, edhe numri i pushuesve në Turqi ka qenë më i lartë se viteve të kaluara. Agjencitë turistike thonë se Shqipëria po shndërrohet në një vend ku shumica e turistëve shkojnë për vikend, kryesisht të shtunave dhe të dielave.

Të dhënat e Policisë Kufitare tregojnë se gjatë muajit qershor, korrik dhe në javën e parë të muajit gusht nga Kosova për në Shqipëri kanë kaluar rreth 660 mijë persona. Kurse nga Kosova për në Mal të Zi kanë kaluar rreth 49 mijë persona, në të njëjtën periudhë kohore.

Sabrie Kamberi, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës, ka thënë se në muajin qershor nga Kosova për në Shqipëri kanë kaluar 149 mijë e 424 persona, në muajin korrik 363 mijë e 711 kosovarë, ndërsa vetëm në javën e parë të muajit gusht kufirin për në Shqipëri e kanë kaluar 149 mijë e 916 persona.

Numri i kosovarëve që e kanë kaluar kufirin për në Mal të Zi është më i vogël, krahasuar më Shqipërinë. Gjatë muaji qershor në Mal të Zi kanë kaluar 15 mijë e 944 persona. Kurse, gjatë muaji korrik kufirin për këtë shtet e kanë kaluar 25 mijë e 168 persona. E në javën e parë të muajit gusht numri i personave që e kanë kaluar kufirin ka qenë 8 mijë e 316 kosovarë.

[custom_frame_center]Çmimet e lira e bëjnë Shqipërinë atraktive për pushime[/custom_frame_center]

Burimi: www.koha.net

Data e publikimit: 10.08.2012

By | 2012-08-10T13:43:27+00:00 10/08/2012|Ekonomi, Shqiperi|