Çmimi i Naftës Me Rritje

//Çmimi i Naftës Me Rritje

Çmimi i Naftës Me Rritje

Kontratat e naftës kanë rikuperuar një pjesë të humbjeve të premten, por janë duke mbyllur edhe performancën më të dobët javore në 3 muajt e fundit. Kontratat e naftës janë presuar në këtë javë nga tërheqja e investitorëve prej stoqeve me risk, si pasojë e rizgjimit të shqetësimeve për rrugën që do të ndjekë kriza e borxhit sovran të Eurozonës.

Ndikim presues ka dhënë edhe të dhënat zhgënjyese të punësimit në Shtetet e Bashkuara si dhe ngadalësimi i fortë i aktivitetit të industrisë amerikane. Këto të dhëna presojnë naftën për shkak se reflektojnë dobësi të forcës konsumatore.

Nafta bruto Brent e Londrës u rrit 43 cent në 118.43 dollarë për fuçi. Nafta bruto amerikane për majin, kontratë e cila përfundon ditën e sotme u rrit 44 cent në 102.71 dollarë për fuçi.

[custom_frame_center]4-a[/custom_frame_center]

Burim: www.ora-news.com

Data: 20.04.2012

 

By | 2012-04-20T13:31:30+00:00 20/04/2012|Derivate të naftës|