Dy licencat për 3G, AKEP: Tenderi hapet më 10 tetor

/, Tekomunikacion/Dy licencat për 3G, AKEP: Tenderi hapet më 10 tetor

Dy licencat për 3G, AKEP: Tenderi hapet më 10 tetor

Gara e habitshme me dy oferta për dy kompani. Çmimi, 4 milionë euro.

Tenderi për dhënien njëherazi të dy licencave 3G për kompanitë celulare do të bëhet më 10 tetor. AKEP njoftoi dje se ofertat duhet të dorëzohen brenda orës 10 të mëngjesit në këtë datë. Ndryshe nga herët e tjera, kur në tender ofrohej vetëm një licencë, këtë herë Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka vendosur që të jepen dy licenca në një tender.

Nga ana tjetër, AKEP ka vendosur një çmim dysheme prej 4 milionë eurosh, ndërkohë që në tenderat e mëparshëm çmimi dysheme ka qenë 12.5 milionë euro. Por ajo që e bën të habitshëm tenderin e AKEP, është kriteri i vlerësimit të fituesit. AKEP njofton se fituesi do të shpallet duke vlerësuar me 90 pikë ofertën financiare dhe me 10 pikë kohën e mbulimit me shërbim në shkallë gjeografike.

Në tregun vendës të telefonisë së lëvizshme operojnë katër kompani. “Vodafone” dhe “AMC” e kanë fituar tashmë licencën për shërbimin 3G. Kanë ngelur vetëm dy kompani, që logjikisht duhet të konkurrojnë në tender. Por AKEP ka vendosur që në tender do ndahen dy licenca, pra aq sa numri i konkurrentëve. Në këto kushte, vendosja e çmimit, si bazë e vlerësimit të fituesit të tenderit, duket pa sens.

Pasi do të ishte jo logjike që njëra nga kompanitë të jepte një ofertë më shumë se 4 milionë euro (sa është çmimi dysheme), kur dihet që janë dy kërkesa për dy licenca. Në rast të kundërt, kompania do konkurronte me vetveten. I vetmi kusht që duhet të plotësojnë kompanitë, është oferta 4 milionë euro.

[custom_frame_center]Dy licencat për 3G, AKEP: Tenderi hapet më 10 tetor[/custom_frame_center]

Burimi: Gazeta Panorama

Data e publikimit: 24.08.2012

By | 2012-08-24T12:34:35+00:00 24/08/2012|Shqiperi, Tekomunikacion|