Euro Aktiva, 60 Milionë Euro Për Kompleksin Banesor

/, Maqedoni/Euro Aktiva, 60 Milionë Euro Për Kompleksin Banesor

Euro Aktiva, 60 Milionë Euro Për Kompleksin Banesor

Kompania ‘Euroaktiva’ dhe Stopanska banka kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi me të cilin banka i lejon kredi me vlerë mbi 60 milion euro për kompletimin e ndërtimit të kompleksit banesor ‘Grand Prestige’ që gjendet në Shkup. Pronari i kompanisë ‘Euroaktiva’ Nuhi Aliu tha se banesat në këto ndërtesa do të jenë me madhësi prej 45 deri 100 metra katrorë, ndërsa do të kushtojnë prej 1100 deri 1250 euro për metër katror. “Ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Stopanska bankën na ka përcjellë gjatë gjithë viteve të fundit, ja edhe në këtë kompleks gjetëm gjuhë dhe interes të përbashkët me bankën që të hyjnë në këtë projekt dhe bashkarisht ta realizojmë në mënyrën më të mirë dhe në afatin të cilin e ka përcaktuar ministria e transportit”, tha Nuhi Aliu, pronar i Euroaktivës. Drejtori i përgjithshëm i Stopanska bankës theksoi se kjo dëshmon që bankat i kushtojnë rëndësi të madhe ndërtimtarisë. “Në çdo fazë banka bashkë me investitorët do ta financojë dhe atë do ta bëjë jo vetëm në aspekt të ndërtimit, por do ta financojë edhe në aspekt të blerësve. Pra çdokush që dëshiron të blejë banesë këtu do të mund të marrë kredi”, tha  Gligor Bishev, drejtor i përgjithshëm i Stopanska bankës.Kompleksi banesor po ndërtohet në hapësirë prej 80.000 metra katrorë dhe për çdo banesë është siguar vendparkim. Ndërsa i gjithë ky projekt pritet të përfundojë për 3 vite. Sipas investitorëve, për cilësinë e ndërtimit të këtij kompleksi banesor dëshmon edhe shpërblimi i marrë vitin e kaluar si “Projekt i vitit 2011”.

[custom_frame_center]Euro Aktiva, 60 milionë euro për kompleksin banesor[/custom_frame_center]

Burimi: www.alsat-m.tv

Data e publikimit: 18.05.2012

 

By | 2012-05-18T14:33:15+00:00 18/05/2012|Ekonomi, Maqedoni|