Greqia Me Dhrahmi, Emigrantët Nisin Transferimin E Kursimeve Në Shqipëri

/, Ekonomi/Greqia Me Dhrahmi, Emigrantët Nisin Transferimin E Kursimeve Në Shqipëri

Greqia Me Dhrahmi, Emigrantët Nisin Transferimin E Kursimeve Në Shqipëri

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë vlerësohet se depozitat e shqiptarëve në bankat greke janë rreth 2 miliardë euro. Ekspertët në banka lajmërojnë për një valë të re transferimi të depozitave nga Greqia drejt Shqipërisë

Një valë e re kursimesh pritet të lërë bankat greke në drejtim të Shqipërisë. Ekspertët në bankat e nivelit të dytë lajmërojnë sinjale të transferimit të kursimeve të emigrantëve nga Greqia në bankat shqiptare, për shkak të frikës së zhvlerësimit të tyre prej daljes së Greqisë nga eurozona. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë vlerësohet se depozitat e shqiptarëve në bankat greke janë rreth 2 miliardë euro, pasi një pjesë e madhe e tyre ja-në transferuar tashmë. Transferimi i tyre, sipas ekspertëve do të mbronte kursimet e emigrantëve nga një zhv-lerësim i mundshëm dhe nga ana tjetër bankat shqiptare do të rrisnin likuiditetet. Ndërsa Athina nuk po mund të krijojë qeverinë e re, analistët po vijnë të forcojnë idenë se dalja e Greqisë nga Euro është e sigurt, madje kanë zbardhur edhe hapat nëpër të cilët do të kalojë falimenti.

Së pari pritet që të zhbëhet pakti i ndihmës me BE-në dhe FMN-në. Më pas pritet të anulohen të gjitha ndihmat e insti-tucioneve financiare ndërkombëtare. Pas kësaj lajmërojnë mediat ndërkom-bëtare, pritet që për një vit të anulohen të gjitha pagesat publike të qeverisë, periudhë në të cilën do të dalë në riqa-rkullim dhrahmia. Më pas ekonomia e Greqisë të kalojë në shok total. Ndërkohë, mediat në Greqi kanë lajmëruar ditët e fundit se ka filluar një transferim masiv i depozitave nga qytetarët grekë në banka të tjera jashtë vendit të tyre, kryesisht në Qipro.

Në këtë kaos janë përfshirë edhe emi-grantët shqiptarë, të cilët tashmë kanë edhe nga një llogari të dytë në bankat në Shqipëri. Tendenca e transferimit të kursimeve ka nisur qysh kur nisi kriza në Greqi, ku dy vitet e fundit shumë emigrantë kanë sjellë kursimet ose një pjesë të tyre në vendin tonë. Revista gjermane “Der Spiegel” i kushtoi dje 10 faqe zhvillimeve në Greqi me titullin: ‘Akropolis, lamtu-mirë! Pse Greqia tani duhet të braktisë euron”, ndërsa brenda saj thuhet: “Pas zgjedhjeve të fundit të revoltës, Europa rikërkon një plan B për Greq-inë, sepse politika e ndjekur deri tani e shpëtimit ka dështuar. Gjithnjë e më shumë kuptohet se Athina duhet të braktisë unionin monetar”.

Redaktorët e favorizojë daljen e Greqisë, për shkak të rezultatit të zgjedhjeve. “Shu-mica e grekëve, me vendosmëri refuzuan politikën e kursimit të kërkuar nga Bashkimi Europian, dhe situata duket plotësisht e pashpresë”, – thek-sohet në këtë revistë. Vihet në dukje se në këtë shkrim revista ka mbajtur një qëndrim më tepër miqësor në drejtim të Greqisë që nga fillimi i krizës dhe përkundër skepticizmit, redaktorët e saj kanë argumentuar në favor të qën-drimit të Greqisë në zonën e Eu-ros. Revista citon burime se, Greqia do të marrë ndihmë edhe pas daljes së saj nga Euro, sipas një plani të Minis-trisë gjermane të Financave.

Ministrat e Financave të Eurogrupit janë mbled hur mbrëmë në Bruksel për të kërkuar respektimin e rreptë të angazhimeve nga ana e Greqisë dhe konsiderojnë “të padëshirueshme” lënien e euros prej saj. ‘Askush nuk mohon se pop-ulli grek po vuan gabimet e shkuara”, – tha ministri gjerman i Financave, Wolfgang Shable, duke shtuar se “nuk ka asnjë mënyrë të lehtë për Greqinë”. Fondi i Stabilitetit Financiar të mërkurën vendosi të shkurtojë 1 mili-ard euro nga kësti i radhës për Greq-inë, me arsyetimin se për momentin nuk është e domosdoshme e gjithë shuma prej 5.3 miliardësh.

Ndërkohë, mediat në Greqi kanë lajmëruar ditët e fundit se ka filluar një transferim masiv i depozitave nga qytetarët grekë në banka të tjera jashtë vendit të tyre, kryesisht në Qipro. Në këtë kaos janë përfshirë edhe emigrantët shqiptarë, të cilët kanë tashmë edhe nga një llogari të dytë në bankat në Shqipëri

[custom_frame_center]Greqia me dhrahmi, emigrantët nisin transferimin e kursimeve në Shqipëri[/custom_frame_center]

 Burimi: Mapo

Autorë: Blerina Hoxha

Data: 15.05.2012

 

 

By | 2012-05-15T10:49:38+00:00 15/05/2012|Bankat, Ekonomi|