Grosistët: Çmimi i naftës me shumicë drejt 200 lekëve

//Grosistët: Çmimi i naftës me shumicë drejt 200 lekëve

Grosistët: Çmimi i naftës me shumicë drejt 200 lekëve

Parashikimet për rritjen e çmimit të naftës janë të frikshme. Grosistët mendojnë se, me shumicë, çmimi i arit të zi do të shkojë në 200 lekë për litër, në një kohë shumë të afërt. Dhe në qoftë se parashikimet e grosistëve vërtetohen, xhepat e qytetarëve do të rrënohen më shumë dhe alternativa tjetër është kyçja e mjeteve në garazh. Parashikimi I grosistëve për një rritje të mëtejshme të mundshme të çmimit të naftës, vjen si

rezultat i reflektimit të burses ndërkombëtare. Dje në rafineritë arabe një fuçi naftë kuotohej me 125 dollarë, ndërsa në bursën amerikane me 105 dollarë fuçia. Në këtë mënyrë, në qoftë se në bursat ndërkombëtare çmimi i naftës do të rritet, edhe në tregun e brendshëm do të vërejmë një rritje të tillë të konsiderueshme. Grosistët e naftës bëjnë me dije se pjesën më të madhe të naftës dhe nënprodukteve të saj e blejnë

në rafineritë greke dhe fare pak në ato ruse.

Parashikimet për rritjen e çmimit të naftës janë të frikshme. Grosistët mendojnë se, me shumicë, çmimi i arit të zi do të shkojë në 200 lekë për litër, në një kohë shumë të afërt.

Burim: Mapo

Autori: Redakcioni

Data: 09.04.2012

By | 2012-04-09T12:28:45+00:00 09/04/2012|Derivate të naftës|