Hoxhaj vizitë në Maqedoni

/, Maqedoni/Hoxhaj vizitë në Maqedoni

Hoxhaj vizitë në Maqedoni

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj sot po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni.

Ministri Hoxhaj do të takohet me presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov dhe homologun e tij, ministrin e jashtëm, Nikolla Popovski.

Në këto takime do të shkëmbehen mendime dhe iniciativa për shumë çështje dypalëshe në interes të të dyja vendeve, theksohet në komunikatën e MPJ-së në Shkup. Gjithashtu në agjendën e  këtyre takimeve do të jenë nismat e reja dhe vlerësimi i zhvillimeve në rajon. Një theks i veçantë do të jenë marrëdhëniet dypalëshe në sferën ekonomike dhe intensifikimi i tyre.

[custom_frame_center]Hoxhaj vizitë në Maqedoni[/custom_frame_center]

Burimi: www.ina-online.net

Data e publikimit: 25.06.2012

By | 2012-06-25T13:14:55+00:00 25/06/2012|Kosove, Maqedoni|