IFC: Deri më 2020, edhe 600 milionë vende pune

//IFC: Deri më 2020, edhe 600 milionë vende pune

IFC: Deri më 2020, edhe 600 milionë vende pune

Punësimi në vendet në zhvillim mund të përshpejtohet nëse kreatorët e politikave dhe institucionet zhvillimore si qëllim prioritar e vendosin heqjen e pengesave kyçe me të cilat ballafaqohet sektori privat, tregoi studimi i ri i Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC), anëtare e Grupacionit të Bankës Botërore. Sipas studimit “Vlerësimi i kontributit të sektorit privat drejt krijimit të vendeve të reja të punës”, klima e keqe për investim, infrastruktura jopërkatëse, qasja e kufizuar deri te financimi për ndërmarrje të vogla të mesme dhe mikro, si dhe trajnimi i kufizuar dhe kualifikimet, janë katër pengesat me të cilat ndeshet sektori privat gjatë tentimit për t’u krijuar vende të reja të punës. Eleminimi i tyre mundet dukshëm të kontribuojë në krijimin e punësimeve të reja. Studimi doli dje si plotësim i Raportit të vitit të kaluar të Bankës Botërore për progresin global të punësimit në vitin 2013. Në komunikatën e përbashkët me rastin e kësaj ngjarje, disa institucione ndërkombëtare financiare lidere drejtpërdrejt u obliguan të punojnë bashkërisht në pjesën e krijimit të vendeve të punës.

Në nivel botëror janë rreth 200 milionë persona të papunë. Sipas vlerësimeve të BB-së, për të qenë në hap me rritjen e popullsisë, deri në vitin 2020 duhet të krijohen 600 milionë vende të reja të punës, kryesisht në vendet në zhvillim. Zgjidhja për këtë gjendet në sektorin privat, i cili siguron nëntë nga dhjetë vendet e punës.

“Papunësia është krizë globale, veçanërisht urgjente në vendet më të varfra. Si institucion më i madh zhvillimor botëror i koncentruar në sektorin privat, besimi ynë është se rruga më e sigurt për dalje nga varfëria e siguron krijimin e vendeve të reja të punës. Promovimi i tij në vendet në zhvillim për ne është prioritet kryesor”, tha Zhinjong Kai, nënkryetar ekzekutiv dhe drejtor i përgjithshëm i IFC-së.

Në pajtim me studimin ndërmarrjet e vogla të mesme dhe mikro (NVMM) e krijojnë numrin më të madh të vendeve të punës në vendet në zhvillim, por ato janë edhe më pak produktive, japin paga më të vogla dhe nuk ofrojnë trajnime dhe mundësi të mjaftueshme për avancimin e punonjësve të tyre. Kompanitë më të vogla zakonisht janë më të goditurat nga pengesat për krijimin e vendeve të reja të punës, që do të thotë se nuk janë në gjendje ta arrijnë potencialin e tyre të plotë.
Qasja deri te financimi është pengesa kyçe për NVMM. Lehtësimi i tij mund të çojë në progres të rëndësishëm në krijimin e vendeve të reja të punës. Numri më i madh i vendeve të reja të punës krijohen në kuadër të zinxhirëve të furnizimit dhe distribuimit të kompanive.

Mungesa e energjisë është faktori më i rëndësishëm kufizues në vendet me të ardhura më të ulëta. Sigurimi i qasjes së sigurt të energjisë për kompanitë mund ta zmadhojë rritjen vjetore të punësimit për të paktën 4 për qind. Studimi zbulon se çdo vit fuqia e punës rritet për 45 milionë njerëz. Megjithatë, më shumë se një e treta e kompanive të anketuara kudo në botë nuk kanë qenë në mundësi të gjejnë njerëz për punësim me kualifikimet të cilat u nevojiten.

[custom_frame_center]Punësimi në vendet në zhvillim mund të përshpejtohet nëse kreatorët e politikave dhe institucionet zhvillimore si qëllim prioritar e vendosin heqjen e pengesave kyçe me të cilat ballafaqohet sektori privat, tregoi studimi i ri i Korporatës Ndërkombëtare F[/custom_frame_center]

Burimi: www.zhurnal.mk

Data e publikimit: 15.01.2013

By | 2013-01-15T12:30:47+00:00 15/01/2013|Ekonomi|