IINSTAT: Eksportet, rrije me 7.5 përqind gjatë muajit maj

/, Shqiperi/IINSTAT: Eksportet, rrije me 7.5 përqind gjatë muajit maj

IINSTAT: Eksportet, rrije me 7.5 përqind gjatë muajit maj

Muaji maj ka sjellë përmirësim të mëtejshëm të eksporteve shqiptare. Sipas informacionit të publikuar, si nga Instituti i Statistikave, në muajin maj u eksportuan 19,3 miliardë lekë mallra, me rritje 7.5 për qind, në krahasim me prill 2012 dhe rritje me 19.9 për qind, në krahasim me majin e vitit 2011. Ky përmirësim bëri që për herë të parë gjatë këtij viti, të dhënat progresive të eksporteve të rezultojnë me rritje vjetore. Për pesë muajt e parë të vitit, nga Shqipëria u eksportuan 82.7 miliardë lekë mallra, me një rritje prej 0.9 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Grupi me kontributin kryesor në rritjen e eksporteve gjatë këtij viti është “Minerale, lëndë djegëse, energji”. Eksportet e këtij grupi janë rritur me 16 për qind, krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që rezultojnë si grupi me peshën më të lartë dhe përbëjnë 34 për qind të totalit. Grupi “Tekstile dhe këpucë” ka zbritur në vendin e dytë dhe zë 31 për qind të totalit të eksporteve. Ky grup duket se po e ndjen më shumë rënien e kërkesës së jashtme,  i ka sjellë rënie të eksporteve me 3.7 për qind, krahasuar me 5-mujorin e vitit të kaluar. Ndërkohë që eksportet duken në rimëkëmbje, importet vazhdojnë të bien. Për muajin maj, vlera e importeve ishte 3.3 për qind më e ulët, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo bëri që bilanci i deritanishëm vjetor të vazhdojë të jetë në rënie krahasuar me vitin e kaluar. Për pesë muajt e parë të vitit, vlera e importeve ishte rreth 203 miliardë lekë, me një rënie vjetore 2.3 për qind. Shqipëria është një vend thellësisht i varur nga importet dhe rënia e tyre është një dukuri sa e rrallë, aq edhe shqetësuese për ecurinë e kërkesës së brendshme. Për tu shënuar rënia drastike me 31 për qind e importeve të grupit “Materiale ndërtimi dhe metale”. Edhe importet e grupit “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi rezultuan në rënie vjetore me 5 për qind, fakt që tregon edhe njëherë se investimet private në ekonomi paraqiten në rënie. Rritja e lehtë e eksporteve, por, mbi të gjitha, rënia e importeve ka ulur deficitin tregtar të vendit. Për pesë muajt e parë të vitit, deficit kishte vlerën e 120 miliardë lekëve, 4.3 për qind më pak kundrejt së njëjtës periudhë të një viti më parë.

[custom_frame_center]IINSTAT: Eksportet, rrije me 7.5 përqind gjatë muajit maj[/custom_frame_center]

Burimi: www.gazetarepublika.al

Data e publikimit: 26.06.2012

By | 2012-06-26T10:47:34+00:00 26/06/2012|Ekonomi, Shqiperi|