Investitorët e huaj po e braktisin Ballkanin

//Investitorët e huaj po e braktisin Ballkanin

Investitorët e huaj po e braktisin Ballkanin

Në 9 muajt e parë mesatarja e investimeve të huaja në rajonin e Ballkanit Perëndimor ishte 285 dollarë për kokë banori, thuhet në raportin më të ri të Bankës Botërore.

Sipas këtij treguesi, investimet e huaja direkte për kokë banori në Serbi arritën 341 dollarë, 284 dollarë në Kosovë, 232 në Shqipëri, 199 dollarë në Maqedoni dhe vetëm 77 dollarë në Bosnjë dhe Hercegovinë, transmeton INA.

Kriza ekonomike dhe paqëndrueshmëria e vazhdueshme politike janë arsyet që investitorët e huaj po ikin nga Ballkani Perëndimor. Bilanci i investimeve të huaja është veçanërisht i keqe në këtë pjesë të Evropës, ku bëhet fjalë për  një rënie të investimeve të huaja.

Situata më e rëndë është në Bosnjë dhe Hercegovinë ku janë investuar vetëm 29 milion euro në 9 muajt e parë të vitit 2012. Ndërkaq, një vit më parë fluksi i investimeve të huaja në këtë shtet kishte arritur shifrën e 289 milion eurove.

Në Slloveni në 8 muajt e parë të këtij viti janë investuar 180 milion euro, shifër që është dy herë më pakë se sa një vit më parë ku ishin investuar 350 milion euro në të njëjtën periudhë kohore.

Relativisht stabil është vetëm Mali i Zi ku investimet e huaja kanë tejkaluar ato të Kroacisë dhe në këtë vend në gjysmën e parë të vitit janë investuar 170 milion euro.

Në shtatë muajt e parë të këtij viti, investimet neto në Serbi arritën në 105 milion euro, kurse sipas të dhënave të Bankës Kombëtare të Serbisë në konton e investimeve të huaja në Serbi është shënuar një mungesë prej 120 milion eurove, edhe pse një vit më parë Serbia kishte shënuar rekord në Ballkan për faktin se ishin investuar miliona euro.

Sipas  të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, në tremujorin e parë të këtij viti, investimet e huaja kanë arritur në 60,4 milion euro. Nga viti 2000 deri në tremujorin e parë të këtij viti në Kosovë janë investuar 2,4 miliard euro.

[custom_frame_center]Investitorët e huaj po e braktisin Ballkanin[/custom_frame_center]

Burimi: www.ina-online.net

Data e publikimit: 18.12.2012

By | 2012-12-18T12:57:59+00:00 18/12/2012|Ekonomi|