Konferencë Vjetore E Bursës Së Maqedonisë

//Konferencë Vjetore E Bursës Së Maqedonisë

Konferencë Vjetore E Bursës Së Maqedonisë

Bursa e Maqedonisë sot do ta mbajë Konferencën e 13-të në të cilën, mes tjerash, do të nënshkruhet edhe memorandum për bashkëpunim me Bursën e Stambollit, Turqi.

Konferencën me fjalime hyrëse do ta hapin zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Financave Zoran Stavreski, guvernatori i BPRM-së Dimitar Bogov dhe drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i Bursës së Maqedonisë Ivan Shteriev.

Zakonisht, do të diskutohet për gjendjet aktuale në industrinë financiare dhe do të promovohen ide për zhvillim të mëtutjeshëm në tregun e letrave me vlerë në Republikën e Maqedonisë. Pjesëmarrësit përmes debateve dhe panel diskutimeve do të kenë mundësi që dëgjojnë mendime të ekspertëve me renome vendor dhe të huaj ë lidhje me gjendjet makroekonomike globale dhe lokale dhe refleksin e tyre të tregjeve të kapitalit, ardhmëria e biznes-modeleve të bursave, si dhe pikëpamjet e tyre për rëndësinë dhe rolin e infrastrukturës post-tregtare në tregtimin kombëtare dhe tejkufitar me letrat me vlerë.

[custom_frame_center]Konferencë vjetore e Bursës së Maqedonisë[/custom_frame_center]

Burim: www.alsat-m.tv

Data: 04.05.2012

By | 2012-05-04T10:47:31+00:00 04/05/2012|Bursa|