Kosova në listë të vendeve më të përshtatshme për biznes

/, Kosove/Kosova në listë të vendeve më të përshtatshme për biznes

Kosova në listë të vendeve më të përshtatshme për biznes

Nju Jork, 16 nëntor  – Revista amerikane e biznesit Forbes  ka publikuar listën prej 141 vendeve më të përshtatshme për biznes, në të cilën Kosova nuk figuron fare, kurse Shqipëria gjendet në vendin 74.

Në vendin e parë është Zelanda a Re për të bërë biznes, duke avancuar nga vendi i ditë vitin e kaluar , falë klimës trasparente dhe stabile të biznesit dhe që nxit ndëmarrësinë.

Në vendin e dytë është Danimarka, pasojnë: Hong Kongu, Singapori, Kanadaja, Suedia, Norvegjia. Finlanda dhe Britania e Madhe.

Nga e vendet e Ballkanit, Maqedonia është e 37-ta, Mali iI Zi zë vendin 45, Kroacia 47, Bosnja e Hercegovina 85, kurse Serbia vendin e 90-të.

Lista është hartuar në bazë të 11 kategorive të ndryshme: të drejtave pronësore, inovacioneve, tatimit, teknologjisë, korrupsionit, lirisë (personale, tregtare dhe monetare), burokracisë, mbrojtjes së investitorëve dhe afarizmit të bursës.

“Forbs” pohon se listën e ka hartuar në bazë të kërkimeve dhe raporteve të këtyre organizatave: CIA, Institutit Strategjik “Fridom Haus” dhe “Heritixh Faundejshën”, “Properti rajs alajans”, “Transperarensi interneshënel”, Bankës Botërore dhe FMN.

[custom_frame_center]Kosova në listë të vendeve më të përshtatshme për biznes[/custom_frame_center]

Burimi: www.koha.net

Data e publikimit: 16.11.2012

By | 2012-11-16T12:52:13+00:00 16/11/2012|Ekonomi, Kosove|