Kosovë, importi, reduktohet me 35 për qind taksa e çimentos

/, Kosove/Kosovë, importi, reduktohet me 35 për qind taksa e çimentos

Kosovë, importi, reduktohet me 35 për qind taksa e çimentos

Prej sot hiqet taksa prej 35 për qind në import të çimentos. Zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë thonë se vendimi ka filluar të zbatohet dhe për këtë i kanë njoftuar edhe doganat dhe institucionet tjera. Por ende nuk ka të dhëna zyrtare rreth efekteve të vendimit për masat e përkohshme mbrojtëse, që ishte në fuqi rreth 50 ditë.

Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë thonë se prej sot ka filluar të zbatohet vendimi për heqjen e taksave prej 35 për qind ndaj importit të çimentos.

Zyrtarja për media në këtë ministri, Arta Istrefi, thotë se vendimi është marrë në bazë të analizave të bëra nga departamenti i tregtisë, rreth gjendjes së krijuar pas vendimit për masa të përkohshme mbrojtëse:

“Ministria e Tregtisë me 25 korrik ka marrë vendim për përfundimin e masave të përkohshme mbrojtëse të marrë me 11 qershor 2012. Me anë të këtij vendimi largohet taksa prej 35 për qind e vendosur në import të çimentos dhe për këtë vendim janë njoftuar ministria e financave, Doganat e Kosovës, Sharrcemi”, tha ajo.

Ndërkohë, zyrtarët e MTI-së nuk kanë paraqitur të dhëna as rreth efekteve të këtij vendimi për prodhuesit vendor të çimentos.

Nga ana tjetër, njohësit e çështjeve ekonomike thonë se prodhuesit e vendit, respektivisht kompania “Sharrcem” asnjëherë nuk ka qenë e rrezikuar nga importi.

Madje, Ibrahim Rexhepi nga Qendra për Hulumtime Strategjike e Sociale – STRAS, thotë se vendimi ka ndikuar në rritjen e çmimeve në treg dhe rritjen e kostot së ndërtimit, citon rtk.

Ndryshe, zyrtarë të Doganave të Kosovës, të kontaktuar nga Radio Kosova, nuk e kanë konfirmuar ende nëse ka filluar të zbatohet apo jo vendimi për heqjen e taksës prej 35 për qind, e as rreth importit të zhvilluar gjatë periudhës prej 50 ditësh, sa kanë qenë në fuqi masat mbrojtëse.

[custom_frame_center]Kosovë, importi, reduktohet me 35 për qind taksa e cimentos[/custom_frame_center]

Burimi: www.lajmifundit.com

Data e publikimit: 01.08.2012

By | 2012-08-01T12:16:28+00:00 01/08/2012|Ekonomi, Kosove|