Asociacione Ndërkombëtare

/Asociacione Ndërkombëtare
Asociacione Ndërkombëtare 2017-06-10T16:34:04+00:00

Asociacione Ndërkombëtare

FIBEP
Pressclipping është anëtar i Shoqatës Botërore të Agjencive për monitorimin dhe analizë të mediumeve FIBEP (Federation Internationale des Bureaux d’Extraits de Presse). Është e  themeluar në vitin 1953 në Paris dhe prej një shoqate  të vogël të kompanive familjare me kalimin e kohës u rrit në një shoqatë botërore që sot ka rreth 90 anëtarë nga 40 vende të botës dhe përfaqëson 80 përqindshin  e industrisë globale për  monitorimin e mediumeve. Anëtarësimi në këtë organizatë na mundëson që të organizojmë shërbimin për monitorimin e mediumeve dhe në vende të tjera me ndihmën e agjencive partnere nga FIBEP.  Çdo 18 muaj, shoqata organizon Kongresin e saj në të cilin diskutohet për temat aktuale dhe rrisit në këtë fushë, si dhe përvojat e këmbimit në mes të anëtarëve të shoqatës. Kompania Pressclipping kishte nderin që të organizojë përvjetorin e 40 të FIBEP kongresit i mbajtur në Maj të vitit 2005 në Dubrovnik.

AME
Association for Measurement and Evaluation of Communication  është organizatë ndërkombëtare për matjen dhe vlerësimin e komunikimit, e themeluar në Londër në vitin 1996. Qëllimi kryesor i kësaj organizate është për definimin dhe zhvillimin e kësaj veprimtarie me standarde më të larta të mundshme profesionale, që ofron  rritje, zhvillim dhe njohje të këtij aktiviteti.

Ne, si anëtarë të asociacionit, AMEC në masë të madhe na ndihmojnë në shkëmbimin  informacioneve njohurive dhe praktikave me cilësi të lartë në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me planifikimin, kërkimin dhe vlerësimin e artikujve te mediumeve dhe në fushën e komunikimit. Me këtë bashkëpunim të çmueshëm , e pasurojmë eksperiencën  tonë, i ndjekim  trendet botërore dhe në këtl mënyrë arrjmë shkallën më të lartë të mundshme të pamvarësisë, paanshmërisë, praktikës dhe njohurive për të mirën e klientëve tanë.