MIG

/MIG
MIG 2017-06-10T16:30:59+00:00

MIG

Që nga viti 1991 një grup entuziastësh të rinjë që dëshironin  të gjejnë përgjigje për pyetjen e përjetshme: Cila  është mënyra më e mirë për të matur efektin e komunikimit dhe marrëdhënieve  me publikun?

Si përgjigje të kësaj çështjeje, në prill 1994 në Maribor, Slloveni, është themeluar kompania Press clipping.  Ata filluan me monitorimin e mediumeve dhe vlerësimin e artikujve(publikimeve) në shfaqjen e kompanive në mediume.  Klientët e tyre të parë ishin Mura, TAM, Byroja e Punësimit,  Banka e Kredisë e Mariborit, Ministria e Mjedisit …

Kompania të njejtin vit u bë anëtare e Shoqatës Botërore të Agjencive për monitorimin e mediumeve FIBEP (Federation Internationale des Bureaux ‘Extraits de Presse).

Në vitin 1999 u hap një zyre përfaqësuese në Kroaci, Zagreb, dhe menjëherë pas kësaj kompani në Kroaci,Press clipping. Zhvillimi i kompanisë u bë edhe më i shpejtë, dhe si rezultat i kësaj në vitin 2003 u themelua Press clipping në Podgoricë, ndërsa gjatë vitit 2004 dhe 2005, u themeluan edhe kompanitë Press Clipping Banja Luka  Saraevo, Mostar,  Media clipping Beograd dhe Press clipping Maqedoni.

Kompania në Maqedoni, pavarësisht aktivitetit të saj në Maqedoni, për shpejt kohë e zgjeroi aktivitetin për monitorimin dhe analizë të mediumeve edhe në territor të Kosovës dhe Shqipërisë.

Të gjitha kompanitë që janë krijuar nga 1994 deri 2005, sot së bashku janë  MEDIA INTELLIGENCE GROUP. Sot grupacioni, së bashku me bashkëpunëtorë të jashtëm, ka të punësuar dhe të angazhuar  më shumë se 200 persona  që ndjekin çdo ditë më shumë se 2000 mediume në përputhje me nevojat dhe dëshirat e konsumatorëve, të cilët sot janë rreth 1000.