Ministri i METE-s, Haxhinasto, viziton dy ndërmarrje në Patos dhe Lushnjë

//Ministri i METE-s, Haxhinasto, viziton dy ndërmarrje në Patos dhe Lushnjë

Ministri i METE-s, Haxhinasto, viziton dy ndërmarrje në Patos dhe Lushnjë

Z/kryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto, së bashku me Ambasadorin e Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani, zhvilluan dje, një vizitë në dy ndërmarrje në Lushnjë dhe Patos. Haxhinasto dhe Gaiani vizituan kompaninë “Përpunim Mermer-Granit” sh.p.k, që operon në fushën e përpunimit dhe tregtimit të mermerëve dhe graniteve dhe “Picari” sh.p.k, kompani prodhim këpucë, të cilat janë financuar, për një pjesë të investimeve të tyre, nga linja e kredisë prej 25 milionë euro e Programit Italo-Shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri. Z/kryeministri dhe ministri i METE-s u shpreh se Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme japin një kontribut të rëndësishëm për ekonominë shqiptare dhe konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e qeverisë për rritjen dhe zhvillimin e tyre. Gjatë vizitës në këto kompani, Haxhinasto theksoi se është e domosdoshme mbyllja e ciklit të prodhimit në Shqipëri si dhe krijimi i brandeve shqiptare. Ministri Haxhinasto falënderoi qeverinë italiane dhe zyrën e saj të Bashkëpunimit me Shqipërinë për mbështetjen financiare në kuadër të Programit për Zhvillimin e SME-ve në vendin tonë. Ministri i konsideroi programet e bashkëpunimit me Italinë si të suksesshme edhe për sa i përket rritjes së punësimit në vendin tonë. Në këto dy ndërmarrje janë punësuar mbi 350 mijë punonjës. Aktualisht, në vendin tonë, operojnë rreth 100 mijë ndërmarrje të vogla dhe të mesme, që kontribuojnë në mbi 80 për qind të PPB-së. SME-të përfaqësojnë 99.9 për qind të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve dhe mbulojnë rreth 82 për qind të numrit të përgjithshëm të punonjësve.

Për Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe për qeverinë shqiptare, marrëdhëniet me Italinë janë të një natyre strategjike për vendin. Nga ana e tij, Ambasadori i Italisë në Shqipëri, z. Massimo Gaiani, tha se qeveria italiane do të vazhdojë mbështetjen për këtë sektor edhe në të ardhmen, duke forcuar kështu marrëdhëniet e bashkëpunimit ekonomik mes Italisë dhe Shqipërisë. Në vizitën e tyre, zv/Kryeministri Haxhinasto dhe Ambasadori Gaiani shoqëroheshin dhe nga Drejtori i Kooperacionit Italian për Zhvillim, Andrea Senatori.

[custom_frame_center]Ministri i METE-s, Haxhinasto, viziton dy ndërmarrje në Patos dhe Lushnjë[/custom_frame_center]

Burimi: www.gazetarepublika.al

Data e publikimit: 26.09.2012

 

By | 2012-09-26T11:11:56+00:00 26/09/2012|Ekonomi|