Ministri Saraçini do të marrë pjesë në Samitin global për energjetikë në Londër

//Ministri Saraçini do të marrë pjesë në Samitin global për energjetikë në Londër

Ministri Saraçini do të marrë pjesë në Samitin global për energjetikë në Londër

Qëllimi i Samitit është shqyrtimi i gjendjes në fushën e energjisë globale si dhe që bashkërisht të përcaktohen drejtimet për qëndrueshmëri dhe rritje në të ardhmen.

Ministri i ekonomisë Valon Saraçini më 18 dhe 19 shtator do të qëndroj në vizitë pune në Londër, Britania e Madhe, ku do të marrë pjesë në ‘FT Global Energy Leaders Summit’, në të cilin marrin pjesë liderë, krijues politikash, inovatorë dhe njerëz të shquar nga lëmia e financave nga e gjithë bota.

Qëllimi i Samitit është shqyrtimi i gjendjes në fushën e energjisë globale si dhe që bashkërisht të përcaktohen drejtimet për qëndrueshmëri dhe rritje në të ardhmen, në kohë të pasigurisë energjetike dhe çmimeve të larta të energjensave, sidomos të ndikuara nga ngjarjet në Lindjen e mesme dhe në Afrikën e veriut, si dhe për shkak të fatkeqësisë në Fukushima-Japoni, situatë që kërkon rishqyrtim të prioriteteve dhe politikave në drejtim të përfshirjes më të madhe të burimeve të rinovueshme të energjisë.

Në kuadër të Samitit, ministri Saraçini do të zhvillojë takime edhe me investitorë potencialë nga fusha e energjetikës, ndërsa qëndrimin dyditor në Londër do ta shfrytëzojë edhe për prezantimin e potencialeve për investime në segmentet e burimeve minerale në vend.

[custom_frame_center]Ministri Saraçini do të marrë pjesë në Samitin global për energjetikë në Londër[/custom_frame_center]

Burimi: www.yllpress.com

Data e publikimit: 18.09.2012

By | 2012-09-18T11:35:04+00:00 18/09/2012|Ekonomi|