Nafta, rritet me 24% importi në gusht

/, Ekonomi/Nafta, rritet me 24% importi në gusht

Nafta, rritet me 24% importi në gusht

Qarkullimi me automjete në muajt e verës “nën efektin turizëm dhe jo vetëm”, por edhe ardhja e emigrantëve kanë shtuar kërkesën në vend për karburantet. Shifrat e publikuara nga Instituti i Statistikave për muajin gusht e reflektojnë më së miri këtë tendencë, ku vërehet se rritja më e madhe e importit të mallrave të akcizës është te nënproduktet e naftës. Kështu, sipas INSTAT, importi i mallrave të akcizës në muajin e tetë të vitit, u rrit me 24%. Nga totali i mallrave të akcizës të importuara, 80.4 për qind e zënë nënproduktet e naftës. Duket se rritja e kërkesës dhe e mjeteve në qarkullim ka ndikuar edhe te çmimi i karburanteve, të cilat në gusht pësuan një rritje të dukshme. Kjo u denoncua nga ana e bizneseve dhe qytetarëve si abuzim, pasi çmimet në bursë nuk justifikonin çmimet që aplikoheshin në vend, por gjithsesi përkundër çmimeve të kripura, kërkesa për këtë produkt vijoi të mbetet e lartë. Një pjesë e mirë e karburantit që “konsumohet” në vend, importohet duke lënë kështu të lirë importuesit që të vendosin çmimet e tyre sipas çmimeve me të cilat karburanti blihet nga bursa. Në fakt, jo në pak raste, edhe kur bursa ka shënuar ulje në vend, çmimi i karburantit mbetet i lartë. Një tendencë për rritje çmimi në vendin tonë shfaqet pothuajse çdo verë, e nxitur kjo edhe nga kërkesa më e lartë e qarkullimi më i madh i mjeteve.

[custom_frame_center]Nafta, rritet me 24% importi në gusht[/custom_frame_center]

Burimi: www.panorama.com.al

Data e publikimit: 25.09.2012

By | 2012-09-25T12:19:55+00:00 25/09/2012|Derivate të naftës, Ekonomi|