Në Qershor, Kërkim Për Naftë Në Zona Të Reja

/, Ekonomi/Në Qershor, Kërkim Për Naftë Në Zona Të Reja

Në Qershor, Kërkim Për Naftë Në Zona Të Reja

“Petromanas”, njëra nga kompanitë më të njohura ndërkombëtare që operon në fushën e kërkimit të naftës, në bashkëpunim me SHELL, është gati për nisjen e një operacioni kërkimi nafte në zona të reja, në Berat dhe nën zonën mes Shkodrës e Lezhës.

Në një takim të komitetit përbërës të këtyre kërkimeve dhe e përfaqësuar nga Drejtori i Agjencisë së Burimeve Natyrore, Besian Pesha, u deklarua se shpimi i puseve të para do të nisë së shpejti, konkretisht në qershor. Investimi në total i kompanisë së huaj për këtë vit arrin në 83 milionë dollarë.

Ndërkaq, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka nisur një audit aktiv në kompanitë që operojnë në fushën e naftës, lidhur me bilancet e tyre, si dhe pagesat e kryera për tatim-fitimin.

[custom_frame_center]Në qershor, kërkim për naftë në zona të reja[/custom_frame_center]

 

Burimi: www.balkanweb.com

Data e publikimit: 23.05.2012

By | 2012-05-23T11:20:19+00:00 23/05/2012|Derivate të naftës, Ekonomi|