Tiranë – Nëse do të jesh shofer i mirë, do të paguash më pak sigurime për automjetin tënd.
Formula e re e pagesës së sigurimeve vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, e cila ka nisur punën për projektin e aplikimit të patentave me pikë, përfundimi i të cilit do të përcaktojë dhe një formulë të re të pagesës së sigurimit të detyrueshëm.
Sipas rregullittë ri, pagesat nuk do të jenë fikse, çka do të thotë se drejtuesit e automjeteve që kanë bërë aksidente do të paguajnë sigurim më të lartë. Kreu i Shoqatës së Siguruesve, Avni Ponari, shprehet se, shoqëritë e sigurimeve mbështesin këtë nismë dhe kërkojnë që të shtohen dhe elementë të tjerë në formulën e llogaritjes së sigurimeve.
Aktualisht, agjentët e sigurimeve nuk kanë asnjë të dhënë nga organet kompetente për gjobat që kanë marrë shoferët, aksidentet apo dëmet që kanë shkaktuar.
Me finalizirnin e këtij projekti do të ketë një koordinim të saktë midis shoqërive të sigurimeve dhe institucioneve, me qëllirn vlerësimin e riskut për çdo drejtues. Sipas shoqërive të sigurirnit, kjo formulë rrit përgjegjësinë në qarkullim dhe ul ndjeshëm numrin e aksidenteve.
[custom_frame_center][/custom_frame_center]
Burimi: www.gazetastart.com
Data e publikimit: 13.08.2012