OEK kërkon më shumë bashkëpunim ekonomik mes Shqipërsë dhe Kosovës

//OEK kërkon më shumë bashkëpunim ekonomik mes Shqipërsë dhe Kosovës

OEK kërkon më shumë bashkëpunim ekonomik mes Shqipërsë dhe Kosovës

Kryetari Odë Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu në një konferencë për media, kërkoi që në të ardhmen të ketë më shumë bashkëpunim ekonomik mes Shqipërsë dhe Kosovës

Gërxhaliu ka përmendur edhe çështjet, që sipas tyre, duhet të jenë prioritet në definimin e marrëdhënieve më të avancuara ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Definimi i tregut të përbashkët, krijimin kornizës ligjore në Prishtinë dhe Tiranë për nxitjen e proceseve integruese, rregullimi i sistemit të qarkullimit të mallrave në mes të dy vendeve tona dhe heqja përfundimtare e barrierave, nxitja e investimeve nga njëri në vendin tjetër dhe anasjelltas. Pastaj, rregullimi i qarkullimit të kapitali p.sh. krijimi i bursës së përbashkët, brandimi i produkteve me etiketën Albanian, harmonizimi i standardeve teknike dhe legjislacionit, harmonizimi i sistemit të edukimit si dhe krijimin e qendrave të përbashkëta për shërbime të biznesit”, ka thënë ai.

Madje sipas OEK-ut për t’i arritur këto, në agjendë imponohen edhe çështje dhe problemet aktuale ekonomike në zgjidhjen e të cilave, sipas tyre, duhet të demonstrohet vullneti politik në Prishtinë dhe Tiranë për të krijuar kornizat e tregut të përbashkët.

[custom_frame_center]OEK kërkon më shumë bashkëpunim ekonomik mes Shqipërsë dhe Kosovës[/custom_frame_center]

Burimi: www.albeu.com

Data e publikimit: 27.11.2012

By | 2012-11-28T11:42:57+00:00 28/11/2012|Ekonomi|