Ofertë speciale për udhëtime me “CROATIA Airlines”

/, Kosove/Ofertë speciale për udhëtime me “CROATIA Airlines”

Ofertë speciale për udhëtime me “CROATIA Airlines”

Prej të premtes, 28 deri më 30 shtator të këtij viti, biletat e aeroplanit për fluturimet nga Prishtina për në qendrat evropiane me “Croatia Airlines” (përmes Zagrebit) mund të blihen për vetëm 139 euro.

“Croatia Airlines”, kompania ajrore nacionale kroate dhe anëtare e grupit “Star Alliance”, këtë fundjavë inkuadron aksionin e posaçëm me çmime më të volitshme të biletave ndërkombëtare. Prej të premtes, 28 deri më 30 shtator të këtij viti, biletat e aeroplanit për fluturimet nga Prishtina për në qendrat evropiane me “Croatia Airlines” (përmes Zagrebit) mund të blihen prej vetëm 139 euro.

Në këto çmime janë të përfshira taksat aeroportuale, si dhe pagesa shtesë për dhënien e biletave (TSC), pastaj transporti i bagazhit deri në 23 kg, ushqimi dhe pijet në aeroplan. Aksioni i posaçëm i referohet kryesisht biletave të blera në faqet e internetit www.croatiaairlines.com dhe në qendrën kontaktuese (+385 -1) 6676 555,derisa për biletat e blera në qendrat e tjera të shitjes së “Croatia Airlines”. paguhen 30 euro shtesë (TSC). Në kuadër të kësaj oferte speciale, në dispozicion janë biletat kthyese prej  Prishtinës (përmes Zagrebit) për në Amsterdam, Vjenë, Bruksel, Frankfurt, Stamboll, Kopenhagë, Londër, Munih, Paris, Podgoricë, Romë, Sarajevë dhe Cyrih.

Numri i biletave me çmim prej 139 euro është i limituar dhe këto bileta duhet të shfrytëzohen në periudhën prej 22 tetor 2012 deri më 24 mars 2013. Udhëtarëve nga Kosova u mundësohet që me çmime të volitshme të fluturojnë në Evropë (përmes Zagrebit) gjashtë herë në javë. ngase fluturaket e “Croatia Airlines” lidhin Prishtinën dhe Zagrebin çdo ditë gjatë javës, përpos të shtunave.

Përpos kësaj, informacionet mund t’i gjeni edhe tek “Airtour”, përfaqësuesi kryesor i shitjes së “Croatia Airlines” në Kosovë, në Prishtinë (rr. ‘Bill Clinton’ 32) në telefonin (38) 233 833 ose në zyrën e Aeroportit të Prishtinës, në telefonin (38) 549 111.

[custom_frame_center]Ofertë speciale për udhëtime me "CROATIA Airlines"[/custom_frame_center]

Burimi: www.kosova-sot.info

Data e publikimit: 27.09.2012

By | 2012-09-27T12:07:36+00:00 27/09/2012|Ekonomi, Kosove|