OSBE Ndihmon në Shkatërrimin e Elementeve Kimike

//OSBE Ndihmon në Shkatërrimin e Elementeve Kimike

OSBE Ndihmon në Shkatërrimin e Elementeve Kimike

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE, e ka nënshkruar një marrëveshje me Shqipërinë për të ndihmuar në shkatërrimin e prodhimeve kimike nga periudha komuniste, që shpeshherë ishin depozituar në kushte të këqia, ka njoftuar ministria e mbrojtjes e Shqipërisë.

Sipas marrëveshjes, OSBE do ta ndihmoj ministrinë e mbrojtjes, që në mënyrë të sigurt të lirohet nga afro 80 tonelata të prodhimeve kimike, që mbahen në depot ushtarake.

Ky projekt në masë të madhe financohet nga Republika Çeke dhe Turqia, por OSBE kërkon edhe donatorë të tjerë.

Shqipëria, e cila është anëtare e NATO-s prej vitit 2009, është e përkushtuar edhe për shkatërrimin e afro 40 mijë tonelatave të municionit të tepërt dhe të vjetruar, deri në vitin 2013.

Prej shpërthimit në depon ushtarake në Gërdec afër Tiranës, në vitin 2008, me ç’rast u vranë 26 vetë dhe u plagosën më se 300, prania e OSBE-së në Shqipëri i ka shtuar përpjekjet për ta ndihmuar Shqipërinë që ta shkatërroj municionin e vjetruar dhe elementet e rrezikshme e helmuese kimike.

[custom_frame_center]OSBE ndihmon në shkatërrimin e elementeve kimike[/custom_frame_center]

Burim: www.botasot.info

Data: 17.04.2012

By | 2012-04-17T12:45:50+00:00 17/04/2012|Mjedisi|