Saraçini apelon të investohet në zgjidhje efikase energjetike!

//Saraçini apelon të investohet në zgjidhje efikase energjetike!

Saraçini apelon të investohet në zgjidhje efikase energjetike!

Ministri i ekonomisë Valon Saraçini morri pjesë dhe u paraqit me fjalim në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve për kompanitë me projekte më të mira për efikasitet energjetik. Në evenimentin e organizuar nga Banka evropiane për rimëkëmbje dhe zhvillim, ministri Saraçini theksoi se vetë prezantimi dhe ndarja e shpërblimeve dëshmojnë se kompanitë e vendit kanë filluar të investojnë në efikasitet energjetik.

‘Efikasiteti energjetik është prioritet numër një, jo vetëm  i Qeverisë dhe sektorit publik, por edhe i industrisë ku mënyra efikase e shfrytëzimit të energjisë është një ndër faktorët më të rëndësishëm për rritje të konkurrencës dhe ekonomisë në vend’, deklaroi Saraçini

Sipas tij, zhvillimi dhe implementimi i projekteve nga fusha e efikasitetit energjetik dhe burimeve të ripëtërishme të energjisë kanë kapacitet të krijojnë vende të reja të punës, të përmirësojnë cilësinë e jetesës së qytetarëve, të ulin importin e energjisë dhe ti përmirësojnë mundësitë për anëtarësim në BE. Krahas kësaj, ministri Saraçini theksoi edhe rolin që kanë burimet e ripërtërishme të energjisë në përparimin e efikasitetit energjetik në ruajtjen e ambientit jetësorë.

‘Kur të shihni se me një investim në vlerë prej 900 mijë eurosh, kursimet vjetore janë plot 300 mijë euro, ndërsa kthimi i investimit bëhet për vetëm 3 vite, do të pajtoheni se me të vërtetë është mençuri të investohet në zgjidhje të këtilla’, deklaroi gjatë ndarjes së mirënjohjeve ministri Saraçini.

[custom_frame_center]Saraçini apelon të investohet në zgjidhje efikase energjetike![/custom_frame_center]

Burimi: www.lajmpress.com

Data e publikimit: 25.09.2012

 

 

 

By | 2012-09-25T11:42:21+00:00 25/09/2012|Ekonomi|