SHKUP – Shqipëria mbështet fuqishëm stabilitetin e Maqedonisë. Mesazhi është përcjellë nga kryetari i shtetit shqiptar Bamir Topi, gjatë vizitës së tij zyrtare në vendin fqinj.
Presidenti Topi është pritur me një ceremoni solemne zyrtare nga homologu i tij maqedonas George Ivanov, me të cilin ka zhvilluar një takim kokë më kokë.
Temë kreyesore e bisedimeve ka qenë situata e sigurisë në Maqedoni dhe integrimi euroatlantik. Presidenti shqiptar ka theksuar domosdoshmërinë e vazhdimit të frymës së harmonise mes dy vendeve, duke nënvizuar rëndësinë e zbatimit të marrvëshjes së Ohrit.
Nga ana e tij, presidenti Ivanov tha se është në interes të të gjithë rajonit që të kemi vetëm lajme pozitive. Krerët e 2 shteteve kanë biseduar gjithashtu edhe për rritjen dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik.
Presidenti Topi pritet të zhvillojë takime edhe me kryeministrin maqedonas, Nikola Gruevski, kryetarin e Asamblesë, Trajko Veljanoski, me ish-presidentin maqedonas dhe Kryetarin e LSDM-së, Branko Cervenkovski si dhe me drejtuesit e dy partive kryesore shqiptare, Ali Ahmetin e Menduh Thaçin.
Vizita e kreut të shtetit, vjen në një kohë kur situata në Maqedoni është tensionuar pas vrasjes së 5 të rinjve në një fshat të Shkupit.
[custom_frame_center][/custom_frame_center]
Burim: www.balkanweb.com
Data: 19.04.2012