Shqipëri, Dobësohet Monedha Euro

/, Ekonomi/Shqipëri, Dobësohet Monedha Euro

Shqipëri, Dobësohet Monedha Euro

Dobësohet monedha europiane në Shqipëri. Javët e fundit euro është zhvlerësuar kundrejt lekut shqiptar me disa pikë dhe trendi tregon se ky zhvlersim do vijoj edhe për disa kohë. Një euro është shkëmbyer me 138 lekë kundrejt 142 lekëve që shkëmbehej disa javë më pare.

Sipas specialistëve janë disa faktorë që kanë ndikuar në vlerësimin e monedhës sonë kombëtare. Kriza ekonomike që ka përfshirë eurozonën e ka dobësuar ndjeshëm monedhën euro duke vlerësuar monedhën amerikane.

Në kursin e këmbimit valutor një dollar është shkëmbyer sot me 109 lekë duke arritur kështu vlerën më të lartë krahasuar kjo me 2011.

Përveç krizës specialistët përcaktojnë edhe zgjedhjet në Greqi si faktor që kanë sjellë uljen e euros në eurozonë dhe në tregun tonë të brendshëm.

Që pas ditës së dielë me zgjedhjet elektorale në Francë dhe Greqi, euro ka pësuar tronditje të forta veçanërisht kundrejt dollarit amerikan, stërlinës britanike, jenit japonez, por edhe kundrejt lekut shqiptar. Ndërkohë që edhe mundësitë e daljes së Greqisë nga eurozona kanë dhënë ndikim në zhvlerësimin e monedhës europiane.

Ndërkohë ulja e monedhës europiane ka ardhur edhe si pasojë e pakësimit të dërgesave prej emigrantëve shqiptarë. E megjithatë për shqiptarët një zhvlerësim i monedhës europiane mund të përcaktohet si pozitive pasi pjesa më e madhe e kredimarrësve në vend i kanë marrë kredi në euro dhe si rezultat paguajnë më pak në krahasim me më parë.

Ndërkohë ata që ata që humbasin janë eksportuesit të cilët do të kenë më pak fitime.

[custom_frame_center]Shqipëri, dobësohet monedha Euro[/custom_frame_center]

Burim: www.albeu.com

Data e publikimit: 21.05.2012

By | 2012-05-21T13:17:44+00:00 21/05/2012|Bankat, Ekonomi|