Sigurimet, të ardhurat bien me 6%, pagesa e dëmeve rritet 44%

/, Sigurime/Sigurimet, të ardhurat bien me 6%, pagesa e dëmeve rritet 44%

Sigurimet, të ardhurat bien me 6%, pagesa e dëmeve rritet 44%

Tregu i sigurimeve këtë vit është përfshirë në zhvillime kontradiktore. Të ardhurat kanë vijuar rënien edhe në muajin maj, por nga ana tjetër pagesa e dëmeve është rritur ndjeshëm me më shumë se 44%. Të dhënat zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare raportojnë për 6.8% më pak të ardhura në 5-mujorin e parë të vitit 2012, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo tregon se edhe sektori i sigurimeve, si treg i pakonsoliduar në vendin tonë, nuk i ka shpëtuar krizës. Por në këtë performance në rënie kanë ndikuar gjithashtu edhe çmimet e pastabilizuara të sigurimeve të detyrueshme të mjeteve motorike, të cilat konsiderohen më të larta në rajon krahasuar me shërbimet e ofruara.

Të ardhurat prej sigurimeve të detyrueshme motorike arritën shifrën 1512 milionë lekë, ose rreth 3.33% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Produkti

MTPL e brendshme, gjatë periudhës janar – maj 2012 pati një rritje prej 24.07% për primet e shkruara bruto dhe numri i kontratave pati një rritje prej 6.59%, krahasuar me janar – maj të vitit 2011. Kurse të ardhurat nga kontratat e sigurimit në periudhën janar – maj 2012 arritën rreth 3 359 milionë lekë ose 6.76% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjatë periudhës janar – maj 2012 numri I kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 381 367, me një ulje prej 25.65%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat 5-mujore tregojnë gjithashtu se tregu në këtë periudhë ka vazhduar të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e ‘Jo-Jetës’, të cilat sollën rreth 88.63% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e ‘Jetës’ me 11.25% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.13%. Por nga ana tjetër janë rritur pagesat e dëmeve. Sipas të dhënave të AMFsë, gjithsej janë paguar 1302 milionë lekë dëme ose 44.20% më shumë se në periudhën janar – maj 2011.

[custom_frame_center]Sigurimet, të ardhurat bien me 6%, pagesa e dëmeve rritet 44%[/custom_frame_center]

Burimi: Mapo

Data e publikimit: 27.06.2012

By | 2012-06-27T10:13:16+00:00 27/06/2012|Ekonomi, Sigurime|