Tenderi për shitjen e Albpetrol, në garë të “mëdhenjtë”

/, Ekonomi/Tenderi për shitjen e Albpetrol, në garë të “mëdhenjtë”

Tenderi për shitjen e Albpetrol, në garë të “mëdhenjtë”

Tiranë – Shqipëria nxjerr sot në shitje një nga asetet më të mëdha të saj ekonomike, siç është kompania “Albpetrol”.

Bashkë rne shitjen e kësaj kompanie, fituesit do të rnund të kenë edhe ekskluzivitetin e nxjerrjes së naftës dhe gazit në të gjithë zonën ku shtrihet kornpanie.

Agjencia “Reuters” shkruan se “Albpetrolit”, i janë dhënë dy licenca për transportirnin dhe shpërndarjen e gazit, vendim i cili është marrë këto ditë, dhe që synonte të rriste vlerën e kompanisë. Dy licencat e dhëna, kanë një kohëzgjatje prej 30 vitesh, teksa pronari i ri i kësaj kompanie strategjike do të ketë nën zotërim 100% të aksioneve.

Gjithashtiu, fituesi i ri do të ketë të drejtën për 25 vite e ardhshme, ku përfshihet edhe transmetimi i gazit dhe shpërndarjes së tij në Shqipëri, nëse vendi ynë përfshihet nga transporti ndërkombëtar i gazit, TAP. Për kompaninë, deri tani kanë shprehur interes dy kompani tië mëdha amerikane, një ruse dhe një kineze, por në listë janë edhe 16 kompani të tjera. Midis kompanive tië njohura botërore është “Gazprorni” rus, ndërsa kompani tië tjera janë “Apic Petroleum”, “Silkroadequity”, “Çalik Energy’, “Tivvay Oil”, “TripleFivelnternational”, “Petromanas”, “Bankers Petrolium”, “GPRO Group”, “Yildizlar”, “BrackKappaAlbania”, “ZG Projekt”, “Sahara India Parivvar”, “Kurum”, “Ecolog International”, “Israeli Investment Group”, ‘Transoil Group”, ‘Thompson Global” dhe “Bright Oil Petroleum”.

[custom_frame_center]Tenderi për shitjen e Albpetrol, në garë të "mëdhenjtë"[/custom_frame_center]

Burimi: www.gazetastart.com

Data e publikimit: 07.09.2012

By | 2012-09-07T11:25:00+00:00 07/09/2012|Derivate të naftës, Ekonomi|