Themelohet Komiteti Kombetar i ICC Albania

/, Shqiperi/Themelohet Komiteti Kombetar i ICC Albania

Themelohet Komiteti Kombetar i ICC Albania

TIRANE – Komiteti Kombetar i ICC (International Chamber of Commerce, Dhoma Nderkombetare e Tregtise) ne Shqiperi u themelua zyrtarisht sot me emrin ICC Albania.

Fillimisht njohja zyrtare per themelimin e ICC Albania u miratua nga Keshilli Boteror i ICC (organi me i larte drejtues i ICC) ne Paris me 29 Qershor 2012. Ne takimin e Komitetit Kombetar te ICC Albania  qe u mbajt ne Tirane, te gjithe anetaret themelues rane dakord per themelimin si dhe zgjedhjen e Z. Seyhan Pencabligil, aktualisht ne pozicionin e Drejtorit te Pergjithshem dhe Anetarit te Bordit Drejtues te BKT-se, si Kryetar i ICC Albania.

Themeluar ne Paris me 1919, ICC eshte nje organizate biznesi boteror qe ka si qellim kryesor sherbimin ndaj biznesit boteror duke promovuar tregtine dhe investimet, tregjet e hapura per te mira dhe sherbime si dhe qarkullimin e lire te kapitalit. Duke patur kontakte te drejtperdrejta ne qeverite kombetare te te gjithe botes nepermjet komiteteve te saj kombetare, ICC ndihmon qindra e mijera anetaret e saj ne 120 shtetet anetare per te njohur dhe perballuar sfidat dhe mundesite e globalizimit, kontribuon ne rritjen ekonomike globale, si dhe ne krijimin e vendeve te punes dhe rritjen e mireqenies. Sekretariati Nderkombetar i ICC-se pershtat pikepamjet e biznesit ne organizmat nderqeveritare si Kombet e Bashkuara, Organizata Boterore e Tregtise, G8, G20 etj., mbi çeshtjet qe ndikojne direkt ne operacionet e biznesit.

ICC operon nepermjet:

Keshillit – Keshilli Boteror i ICC-se eshte ekuivalent me asamblene e pergjithshme te nje organizate te madhe nderqeveritare, me te deleguar te cilet jane drejtues biznesi nga komitetet kombetare te shteteve ose  nga anetaret  e drejtperdrejte.

Komiteteve Kombetare – Komitetet Kombetare perfaqesojne ICC-ne ne shtetet e tyre perkatese. Komitetet dhe grupet kombetare sigurohen qe ICC merr parasysh shqetesimet e bizneseve te tyre kombetare ne rekomandimet e saj politikat e qeverive dhe organizmave nderkombetare.

Komisionet – Komisionet jane te njesi te specializuar qe shqyrtojne çeshtje te interesit te biznesit boteror. Komisionet pergatisin politika per te kontribuar ne diskutimet nderqeveritare dhe rregulla per lehtesimin e transaksioneve te biznesit nderkombetar.

Kompanite anetare dhe shoqatat e biznesit  mund te formulojne vendimet e  ICC-se ne çdo çeshtje biznesi te caktuar duke marre pjese ne punen e komisioneve te ICC-se.

Komisionet e ICC-se zhvillojne  politikat  e arbitrazhit, bankingut, ligjeve tregtare, konkurrences, pergjegjshmerise se korporatave dhe anti-korrupsionit, e-Business, telekomunikacionit dhe teknologjise se informacionit, mjedisit dhe energjise, marketingut, tatimeve, tregtise dhe investimit, transportit dhe logjistikes.

Partneret themelues te Komitetit Kombetar te ICC Albania jane Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), ALBtelecom, Boga & Associates dhe Banka Kombetare Tregtare sh.a. (BKT), nderkohe qe numri i aplikanteve ne anetaresi eshte ne rritje.

Nepermjet themelimit te ICC Albania, pritet qe mundesite e bashkepunimit ndermjet sipermarresve ne vend te rriten, nderkohe qe Shqiperia do te forcoje prezencen e saj ne ekonomine globale. ICC Albania, si nje ze i fuqishem i korporatave dhe bizneseve ne Shqiperi, do te jete ne gjendje te marre pjese ne komisionet e ICC-se dhe grupet e punes, nderkohe qe anetaret e saj do te jene ne gjendje te kene akses ne rruget e pushtetit, te kene ndikim ne nivelet kombetare dhe nderkombetare dhe te qendrojne te lidhur me rrjetin me te fuqishem te biznesit ne bote.

[custom_frame_center]Themelohet Komiteti Kombetar i ICC Albania[/custom_frame_center]

Burim: www.infoalbania.org

Data e publikimit: 27.07.2012

By | 2012-07-27T10:56:14+00:00 27/07/2012|Ekonomi, Shqiperi|