Toyota dyfishon fitimet

//Toyota dyfishon fitimet

Toyota dyfishon fitimet

Si shenjë e rimëkëmbjes, kompania e automjeteve “Toyota” ka njoftuar se fitimet e saj në neto pritet të dysfishohen në vitin e ardhshëm, në rreth 10 miliardë dollarë.

Prodhuesi i makinave me seli në Japoni, tha të mërkurën se fitimet gjatë tremujorit janar-mars janë katërfishuar, për 1.5 miliardë dollarë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Toyota” thotë se fitimet e pritet të rriten për shkak të rritjes së kërkesës botërore për automjete të vogla me çmim të ulët dhe që janë të përshtatshme për mjedis.

Analistët thonë se parashikimi optimist i “Toyota”-s për vitin e ardhshëm fiskal duket se shënon një rikthim të fuqishëm pas një viti të mbushur me vështirësi si pasojë e tërmetit dhe cunamit të marsit të 2011-ës.

[custom_frame_center]Toyota dyfishon fitimet[/custom_frame_center]

 

Burimi: www.botasot.info

Data: 10.05.2012

By | 2012-05-10T13:05:08+00:00 10/05/2012|Automjete|