Qeveria: Çmimi i Derivateve, Nuk Varet Nga Ne

//Qeveria: Çmimi i Derivateve, Nuk Varet Nga Ne

Qeveria: Çmimi i Derivateve, Nuk Varet Nga Ne

Rritja e çmimeve të derivateve të naftës mbetet në mëshirë të Qeverisë. Sipas zv/ kryeministrit për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski, pushteti ekzekutiv do të intervenojë në çmimin e derivateve të naftës atëherë kur ajo do të vlerësojë se një gjë e tillë është e nevojshme. Peshevski paralajmëroi se për këtë çështje duhet një qasje shumë serioze dhe analitike. Dhe, derisa Qeveria bën analiza, çmimet e derivateve të naftës në vend po shënojnë rekorde.‘Qeveria nuk ka shkop magjik t’i ndryshojë çmimet e derivateve të naftës në tregjet  botërore. Ky trend është ai që është, dhe çdoherë që ai është rritës çmimet e derivateve të naftës do të rriten”, tha  Vlladimir Peshevski, zv/ kryeministër për çështje ekonomike. Peshevski theksoi se Maqedonia nuk do ta ndjek shembullin e disa shteteve, të cilat për shkak të krizës ekonomike kanë rritur taksat tatimore, duke e përmendur rastin me Kroacinë.“Ajo që ishte e sigurt në rastin e Kroacisë është fakti se atje u rrit tatimi i vlerës së shtuar, ndërsa ajo që mund të ndodhë është ulje e çmimeve të derivateve. Ndërsa tek ne ajo që është e sigurt  është fakti se me siguri nuk do të ketë rritje të TVSH-së, por ndoshta Qeveria do të bëjë korrigjime në pjesën e taksave që duhet paguan për shtetin” , tha Vlladimir Peshevski, zv/ kryeministër për çështje ekonomike .Ndërsa të hënën çmimi i benzinës në Maqedoni arriti nivel rekord, me ç’rast 1 litër benzinë tani kushton 90.50 denarë.

[custom_frame_center]Qeveria: 'Çmimi i derivateve, nuk varet nga ne'[/custom_frame_center]

 

 

Burim: www.alsat-m.tv

Autorë: Nevzat Mamuti

Data: 12.04.2012

By | 2012-04-12T14:49:36+00:00 12/04/2012|Derivate të naftës|