Zejtarë Nga Maqedonia Në Seminar Për Sipërmarrës Të Rinj Në Bullgari

/, Maqedoni/Zejtarë Nga Maqedonia Në Seminar Për Sipërmarrës Të Rinj Në Bullgari

Zejtarë Nga Maqedonia Në Seminar Për Sipërmarrës Të Rinj Në Bullgari

Bregu i Diellit, 21 maj 2012 (MIA) – Zejtarë nga Maqedonia, anëtarë të Odës të zejtarëve të Republikës së Maqedonisë marrin pjesë në seminarin për sipërmarrës të rinj me temë “Menaxhmenti interkulturor në ndërmarrjet e vogla, të mesme” që prej sot mbahet në Bregun e Diellit në Bullgari.

Seminari është në kuadër të projektit “Bashkëpunim ekonomik midis pokrahinës Rajland Fals dhe Evropës Juglindore”, ndërsa në organizim të Zyrës ballkanike për ekonomi të vogla dhe zejtari dhe organizatave partnere nga Maqedonia dhe Bullgaria.

Në seminar, të drejtuar nga ekspertja gjermane Kristine Cugner me synim të transmetimit të përvojave dhe dijeve të rëndësishme për zhvillimin dhe ndërtimin e ndërmarrrjeve në drejtim të inovimeve dhe tendencave moderne, marrin pjesë gjithsej 15 sipërmarrës të rinj.

[custom_frame_center]Zejtarë nga Maqedonia në seminar për sipërmarrës të rinj në Bullgari[/custom_frame_center]

Burimi: www.idividi.com.mk

Data e publikimit: 21.05.2012

By | 2012-05-21T12:53:12+00:00 21/05/2012|Ekonomi, Maqedoni|